Pastiçe me kimë
Përbërësit:
- 500 gr makarona
- 300 gr mish i grirë
- 2 qepë mesatare
- 3-4 lugë gjelle vaj
- 1 lugë gjelle salcë
- Kripë, piper, dafinë
Për salcën beshamel:

- 2 lugë gjelle miell
- 2-3 gota qumësht
- 1-2 kokrra vezë
- 2 lugë gjelle gjalpë
Përgatitja:
Makaronat i ziejmë njëlloj si për pastiçen me djathë, i kullojmë dhe i hedhim në tavë; i përziejmë me kimën, i shtrojmë në tavë të lyer me yndyrë, i nivelojmë mirë dhe i mbulojmë me salcë beshamel të përgatitur me miell të kaurdisur me gjalpë dhe qumësht. Sipër i spërkatim me gjalpë dhe sipas dëshirës, me djathë të bardhë ose kaçkavall. E vendosim pastiçen të piqet në furrë për 25-30 minuta.
Komente

