Pastiçe me mish të grirë
Përbërësit:
- 500 gr makarona
- 300-400 gr mish i grirë
- 1 qepë e mesme e grirë hollë
- 3-4 lgj vaj ulliri ose gjalpë
- 3 kokrra vezë
- 250 ml qumësht
- 100 gr djathë i bardhë/ kaçkavall
- Kripë dhe piper
- Pak arrë moskat
- Majdanoz i freskët për servirje
Përgatitja:
Ziejmë makaronat në ujë me kripë derisa të jenë gati (al dente). I kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Ndërkohë në një tigan, ngrohim vajin ose gjalpin dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë kripë, piper dhe pak arrë moskat sipas dëshirës. E lëmë mishin të gatuhet për disa minuta derisa të zbutet. Në një enë të madhe, rrahim vezët me qumështin, shtojmë djathin e grirë, makaronat e ziera dhe mishin e grirë dhe i përziejmë të gjithë përbërësit mirë. Lyejmë një tavë me pak vaj ose gjalpë dhe hedhim përzierjen e përgatitur. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak djathë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30-40 minuta.