Pastori Akil Pano rrëfehet në ‘Esencë’: Dita kur humba tim atë, dëgjova zërin e Zotit për herë të parë

Ka disa momente kthese në jetën e njeriut kur një  çast i vetëm ta ndryshon rrugën tërësisht. Këtë moment na rrëfeu në “Esencë” pastori Akil Pano,bashkë me jetën e tij prej një skenari filmash.

Ai na tregoi se jeta e tij s’do të kishte qenë e njëjta nëse disa ngjarje nuk do të kishin ndodhur për të ndryshuar atë rrënjësisht. Me një fëmijëri aspak të zakontë,fëmija i katërt në një familje pas katër humbjesh të mëparshme,erdhi për të ndryshuar jetën e tij dhe të prindërve.

Ai kujton se është rritur me dashurinë e gjyshërve të tij,të parët që e kanë prezantuar me besimin. Ngjizur me pasione të hershme për sportin,filllimisht me ëndrrën për futbollin por boksi ishte ai që ushtroi për disa kohë.

“Ky ishte zëri brenda meje që më ndryshoi jetën”-thotë ai ndërsa rrëfen se u lidh me Zotin në ditën kur humbi të atin. Ai moment bëri që jeta e tij të ndryshonte përgjithnjë.

“ Kam kërkuar gjithnjë shpjegim për ardhjen time në jetë dhe besimi më ka ndihmuar të gjej disa përgjigje”-thotë pastori i cili angazhimin e tij e konsideron një mision.

Ndërsa preferon që privatësinë e familjes së tij ta ruajë me çdo kusht nuk lë pa na rrëfyer se bashkëshortja e tij ka qenë ateiste por e ka gjetur vetë rrugën drejt besimit dhe pastori nuk ka ndikuar tek kjo. Jo vetëm përditshmërinë dhe jetën ndan me besimin,por pastor Akil Pano është njeriu i shumë pasioneve. Ndër to edhe motorët dhe adrenalina që merr prej tyre ndërsa herë pas herë shijon në rrugë ndjesinë që të falin garat.

Një prej miqve të tij të grupit të grupit të motorëve 'Vespa' e surprizoi pastorin me fjalë të ndjera dhe vlerësuese për kohën dhe miqësinë që ndjanë bashkë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia