TIRANE - Në gjysmën e parë të vitit 2014 vetëm nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të parave në Ministrinë e Financave janë nxjerrë 25 urdhëra për bllokimin 6.7 milionë eurove të dyshuara nga të cilat Gjykata ka vendosur sekuestron preventive për 4.4 milionë. 

Deklarata është dhënë në një analizë me dyer të mbyllura të kësaj drejtorie dhe konspiracion të plotë mediatik në 10 korrik, ku mori pjesë edhe zv/ministri i Financave Ervin Mete.  Madje për zbardhjen dhe hedhjen në ëeb-in zyrtar të 18 fjalive të njoftimit për shtyp janë dashur 2 ditë. 

Sipas njoftimit ka një rritje të e numrit të përgjithshëm të raporteve të aktivitetit të dyshimtë të raportuara nga subjektet e ligjit siç janë bankat, noterët, organet tatimore dhe shoqëritë e transfertave. 

Për gjashtëmujorin janë regjistruar 441 raporte për transferta dhe shuma të dyshuara si pastrim parash, kundrejt 558 rasteve që kishte në total viti i kaluar.

Po këshu nga Drejtoria e Pastrimit të Parave janë referuar 229 raste në prokurori dhe polici për gjashtëmujorin, kundrejt 283 rasteve për të gjithë vitin 2013.