Rezart Taçi në skemën e pastrimit të parave për Cosa Nostrën, bashkëpunoi me 4 italianë! Ish-bosi i naftës në kërkim, në pranga kunati e ish truproja e tij! SPAK sekuestron mbi 18 mln euro

Ish bosi i naftës Rezart Taçi, kunati i tij Artur Balla dhe ish truproja e tij Bledar Lilo janë të përfshirë në një skemë pastrimi të parave përmes firmave të naftës. Kjo është akuza që SPAK ka ngritur sot pas hetimeve disamujore që ka nisur në bashkëpunim me antimafian Italiane. Skema e pastrimit të parave përmes transaksioneve bankare bëheshin në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, ku Taçi dhe dy njerëzit e tij bashkëpunonin me 4 italianë për pastrimin e parave të krimit të Cosa Nostra-s.

SPAK ka lëshuar 3 urdhër arreste, për Rezart Taçin, ish bosin e naftës në vend, i cili është ende në kërkim dhe dy bashkëpunëtorët e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo, që janë arrestuar ditën e sotme, të cilët akuzohen për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”. 

Taçi bashkëpunonte në Itali me 90-vjeçarin Francesco Zummon dhe Fabio Petruzzella-n, të cilët janë dy nga italianët e arrestuar në Itali, si të përfshirë në skemën e pastrimit të parave, ndërsa janë në këkrim ende edhe dy italianët e tjerë I.Z. dhe D.C.    

Report Tv ka zbardhur të tjera detaje lidhur me pastrimin e parave nga Rezart Taçi në bashkëpunim me 4 italianë. Dy prej italianëve, tashmë të arrestuar, Francesco Zummo, 90 vjeç dhe ekonomisti i tij Fabio Petruzzella, kanë ardhur në Shqipëri në muajin qershor ku hapën edhe llogari bankare për të transferuar më pas 18 milionë eurot që u sekuestruan sot nga SPAK. Ata i transferuan eurot në llogari ,ku Taçi më pas përmes transaksioneve do të bënte pastrimit përmes firmave të naftës ku do të transferoheshin në një bankë në Malin e Zi.

Rezart Taçi përmes transaksioneve bankare do të kalonte paratë e krimit në nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri ne bankat e tjera jashtë vendit , ku dhe do të përfitonte përqindjen e tij, rreth 3 milionë euro. Nuk dihet nëse ai i ka marrë këto para.

Sipas SPAK skema e pastrimit të parave të krimit drejtohej nga shtetasit italian Francesco Zummo, 90 vjeç dhe I.Z., në bashkëpunim me ekonomistin Fabio Petruzzella dhe iatlianin D.C., të cilët pastronin paratë në Zvicër dhe Shqipëri. Në Shqipëri bashkëpunëtori i tyre ishte Rezart Taçi, i cili së bashku me 2 të besuarit e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo, pastronin paratë përmes bizneseve të tyre në Shqipëri në sektorin e naftës.

Dy shqiptarët Artur Balla dhe Bledar Lilo kryenin transaksionet financiare përmes një banke të nivelit të dytë në Shqipëri vlera e së cilës përllogaritet dhjetëra miliona euro. Gjatë hetimeve, SPAK ka mbledhur prova se Rezart Taçi dhe dy njerëzit e tij besuar do të merrnin përqindjen nga transaksionet e parave përmes një banke të nivelit të dytë në Shqipëri.

SPAK sekuestroi 18,399,941.50 Euro, që janë përfituar pikërisht përmes pastrimit të parave të krimit, tw cilat ishin bllokura mw parw dhe ishin liruar nga njw gjykatw. Këto para kanë ardhur nga italiani 90-vjeçarin Francesco Zummon nga Zvicra gjatë muajit gusht 2021 në Shqipëri ku do të bëhej edhe pastrimi nga Taçi dhe dy bashkëpunëtorët e tij, por kjo është bërë vetëm pjesërisht, pasi hetimet e SPAK kanë parandaluar që të kryhej pastrimi i plotë i parave në Shqipëri.

Zummo, një sipërmarrës 90-vjeçar nga Palermo, është partner i dyshuar i kryebashkiakut mafioz, Vito Ciancimino, i cili qanë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Toto Riinës. Zummo  ka ndihmuar Cianciminon në pastrimin e shumave të mëdha të parave. Po ashtu ai është hetuar nga gjyqtari Giovanni Falcone, i vrarë nga mafia, ndërsa është akuzuar se ka qenë në dispozicion edhe të Cosa Nostra-s. Petruzzella është ekonomist dhe vëllai i një gjyqtari në Palermo, i cili ndihmoi në zhdukjen mbi 18 mln eurove të Zummon, që do të konfiskoheshin, duke i transferuar në një llogari bankare në Tiranë. Janë pikërisht këto para që SPAK i sekuestroi ditën e sotme.

 Fabio Petruzzella, Rezart Taçi dhe Francesko Zumma

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:04
Akuzohej se negocioi mes 'Cosa Nostras' dhe shtetit, si e liroi ministrin motra e italianit që pastronte para në Shqipëri

 

Llogaritari Italian Fabio Petruzzella u arrestua dhe akuzohet se ka ndihmuar në pastrimin e parave të Cosa Nostras në Shqipëri. Ai kishte një rol kyç në këtë operacion.

Petruzzella ishte vëllai i një gjyqtareje në Itali, e cila është e famshme për lirimin nga akuzat të një ministri të famshëm të viteve 90 të qeverisë së të famshmit kryeministër Andreoti, i akuzuar edhe ky ashpër për lidhje me mafian.

Për gjyqtaren në Palermo, Marina Petruzzella, ish-ministri i Demokracisë Kristianesë, Calogero Mannino nuk ishte  fajtor për akuzën se ka pasur një rol në negociatat shtet-mafia.

Vendimin ajo e mori në në Pallatin e Drejtësisë të Palermos

“Lirohet i akuzuari për veprën penale pasi nuk e ka kryer”, tha ajo, në vendim, videon e së cilës është më poshtë. Për Manninon, të pandehurin e vetëm në gjyq që zgjodhi procedurën e shkurtuar, prokurori i kishte kërkuar 9 vjet dhe ndalim të përjetshëm nga detyra publike.

Ora 11:38
Si erdhën 18 milionë eurot nga dy italianët për t’u pastruar në Shqipëri nga Rezart Taçi

Report Tv ka zbardhur të tjera detaje lidhur me pastrimin e parave nga Rezart Taçi në bashkëpunim me 4 italianë. Dy prej italianëve, tashmë të arrestuar, Francesco Zummo, 90 vjeç dhe ekonomisti i tij Fabio Petruzzella, kanë ardhur në Shqipëri në muajin qershor ku hapën edhe llogari bankare për të transferuar më pas 18 milionë eurot që u sekuestruan sot nga SPAK.

Ata i transferuan eurot në llogari ,ku Taçi më pas përmes transaksioneve do të bënte pastrimit përmes firmave të naftës ku do të transferoheshin në një bankë në Malin e Zi.

Report Tv mësoi se Rezart Taçi përmes transaksioneve bankare do të kalonte paratë e krimit në nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri ne bankat e tjera jashtë vendit , ku dhe do të përfitonte përqindjen e tij, rreth 3 milionë euro. Nuk dihet nëse ai i ka marrë këto para.

1636712925_zummapetrozella.jpg

Francesco Zummo dhe Fabio Petruzzella
Ora 11:28
Akuzat për pastrim parash, reagon Rezart Taçi: Nuk ka fakte, do ankimoj vendimin

1636713470_8000944de136931dcb3ff58494e51a9a5e66.jpg

Ish-bosi i naftës Rezart Taçi ka reaguar nga arratia për akuzat  e ngritura nga SPAK ndaj tij për pastrimit parash. Taçi thekson se nuk ka prova e fakte ndaj tij dhe se do të ankimojë vendimin përmes avokatëve. Ai tha se me biznesmenin italian Francesco Zummo nuk njihet, ndërsa shton se do të ankimojë vendimin përmes avokatëve të tij.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”.-thotë Taçi.

I pyetur mbi lidhjen për të cilët flet SPAK me biznesmenin italian Francesco Zummo për pastrimin e parave, sipërmarrësi shqiptar ka deklaruar për Albanian Post se ai as nuk e njeh 90-vjeçarin dhe nuk e ka idenë se kush është.

Ndërsa, mbi vendimin, ai deklaroi se do ta ankimojë menjëherë dhe ka vënë në lëvizje avokatët e tij për këtë çështje. Ai ka theksuar se nuk ndodhet në Shqipëri personalisht, por hapat e mëtejshëm do t’i ndjekin përfaqësuesit e tij ligjorë.

Ora 10:05
Pastrimi i parave/ Kunati dhe ish-truproja, kush janë Bledar Lilo dhe Artur Balla, të besuarit e Rezart Taçit që u arrestuan sot

Bledar Lilo dhe Artur Balla janë dy personat e besuar të ish-bosit të naftës Rezart Taçi, të arrestuar sot në Shqipëri për skemën e pastrimit të parave në vlerën 18 milionë euro. Mësohet se Bledar Lilo është ish-truproja e Taçit dhe aksioner në disa kompani në Shqipëri. Gjithashtu ai dyshohet se ka pastruar paratë në bashkëpunim me një tjetër të besuar të Taçit, kunatin e tij Artur Balla. Ky i fundit, është djali i gjyqatres së dorëhequr të Tiranës, Dhurata Balla.

Dhurata Balla është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vitet e ardhshme, ku  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 17 qershor 2021 të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren e Tiranës  për shkak të dorëheqjes së saj nga statusi i magjistratit.

Më 14 prill, KPK e thirri Ballën në seancë dëgjimore, por ajo nuk u paraqit. Përfaqësuesi i saj ligjor, avokati Sokol Hazizaj deklaroi në seancë se familjarët e gjyqtares Balla e kishin informuar se ajo ishte pajisur me raport shëndetësor, pasi bëhej fjalë për një sëmundje të rëndë. Ai kërkoi shtyrjen e seancës, që u pranua nga Komisioni.

Dhurata Balla e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar deri në vitin 2013 si gjyqtare në Gjykatën e Krujës. Prej vitit 2013, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Tiranës. Në qershor 2021, duke qenë se hoqi dorë nga statusi dhe la në mes vettingun, ajo u përjashtua nga sistemi.

Ora 09:30
Skema e pastrimit të parave, i arrestuar në Itali sipërmarrësi 90-vjeçar, i hetuar edhe nga Falcone! Në pranga dhe një ekonomist, solli 19 mln euro në Tiranë

1636705187_zumma1.jpg

Francesco Zummo, një sipërmarrës 90-vjeçar nga Palermo, i dyshuar si partner i ish-kryebashkiakut mafioz, Vito Cinacimino është lënë në arrest shtëpie me akuzat e pastrimit të parave si i përfshirë në skemën kur rezulton edhe emri i Rezart Taçit.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe Fabio Petruzzella, ekonomist dhe vëllai i një gjyqtari në Palermo, i cili dyshohet se ndihmoi në zhdukjen e 19 milion eurove të Zummon që do të konfiskoheshin, duke i zhvendosur në një llogari bankare në Tiranë.

Zummo është hetuar më parë edhe nga gjyqtari italian, Giovanni Falcone, që u vra nga mafia. Në vitin 2001 atij iu sekuestruan rreth 150 mln euro, ndërsa u akuzua se kishte pastruar shuma të mëdha duke i transferuar në llogarie bankare jashtë Italisë, më së shumti në Zvicër, duke pastruar në këtë mënyrë para të thesarit të Cinaciminos dhe po ashtu ishte në dispozicion të Cosa Nostrës në të kaluarën.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 13/11/2021 07:17

    Ky me te vertet e paska humb torruan / shkoj per lesh se bashku me parat.

    Përgjigju
  • Qobani: 12/11/2021 13:08

    Hej ashtë kutun i madhë çikagoja në Amerik,po thot marimanga prej se ja kan nis besimtart me ngjinu,nuk po na ka sukses biznesi !

    Përgjigju
  • Albi: 12/11/2021 10:29

    Tanve do ju vi funi nje dite. Por rreziku i popullite

    Përgjigju
  • Dauti: 12/11/2021 09:35

    Ky po qe eshte peshk i madh

    Përgjigju
    • Ajet: 12/11/2021 10:41

      Peshqit e medhenj jane ne det akoms o Daut. Ti mendon se ky fshatari ishte kaq i zoti pa ndihmen e Metes dhe Saliut?? As ky nuk eshte arestuar ende dhe ky operacion eshte fryt i hetimit te anti mafias italiane se Spaku eshte ne gjume letargiik. Aq shume po " fle" Spaku sa nyk pati guxim te konfikoje restortin e Hajrave dhe ti akuzonte ata per rrembim, vrasje dhe zhdukje kufome. Mua me duket sikur Spaku drejtohet ngs A.LLALLA.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!