Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të marte disa pamje nga pastrimi i mbetjeve dhe sistemimi i brezit ranor në Velipojë.

Kreu i qeverisë shprehet se punimet bëhen për ta bërë këtë perlë të Adriatikut edhe më mikpritëse për pushuesit

“Mirëmëngjes dhe me punën që po vijon për pastrimin e mbetjeve dhe sistemimin e brezit ranor në Velipojë, për ta bërë këtë perlë të Adriatikut edhe më mikpritëse për pushuesit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në faqen zyrtare në Facebook.

Plazhi i Velipojës me një shtrirje prej mbi 14 km është ndër më të frekuentuarit nga pushuesit vendas dhe të huaj.

Velipoja njihet për ndërthurjen me hijeshi të detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që tërheqin çdo vit e më shumë pushues.