Pastrimi i parave, AMA kontroll
burimeve financiare të mediave

Pastrimi i parave, AMA kontroll<br />burimeve financiare të mediave
Për herë të parë, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur të godasë një nga pikat më kyçe dhe të errëta të mediave në Shqipëri, që ka të bëjë pikërisht me financimin e tyre. Deri më sot, misteri i financimit të mediave ka qenë i paprekshëm. Por, AMA do të kërkojë informacion vetëm për burimet e financimit të radiove me karakter fetar në Shqipëri, duke lënë jashtë këtij procesi televionet dhe mediat e tjera.

AMA ka vendosur të kufizohet tek radiot fetare, ndërsa ka përjashtuar nga objekti i vendimit televizionet, që janë edhe burimi kryesor i qarkullimit të parave të pacertifikuara. Mungesa e gjithëpërfshirjes e bën nismën të mangët dhe të debatueshme. Ndërkaq, sipas vendimit, AMA nuk përfshihet drejtpërdrejt në proces hetimi, por do të kërkojë informacion nga Komiteti Shtetëror i Kulteve, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Policia e Shtetit. Pra, Autoriteti i Mediave Audiovizive, në bazë të formacionit të mbledhur, do të administrojë një dosje mbi burimet e financimit të radiove me karakter fetar në Shqipëri, si kusht për dhënin e licencës së transmetimit.


Vendimi  
Me vendim nr. 55, datë 04.04.2016, Autoriteti i Mediave Audiovizive mund të kërkojë informacion mbi burimet e financimit për radio të caktuara. Kjo e drejtë është sanksionuar në nenin 14 të vendimit të AMA. Pra, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka të drejtë të kërkojë informacion mbi burimet financiare të subjekteve aplikues (radio fetare) në mënyrë që të vlerësohet aftësia e tyre për kryerjen e shërbimit të propozuar.

Sipas vendimit, informacioni financiar i paraqitur në dosjen e aplikimit duhet të vërtetojë aftësinë e subjektit aplikues për të ngritur infrastrukturën e nevojshme për ofrimin e shërbimit të kërkuar. Vendimi parashikon më tej se, subjektet duhet të parashikojnë saktësisht nivelin e të ardhurave dhe shpenzimeve, në mënyrë që të sigurohet që ky shërbim është i aftë të përmbushë objektivat e shërbimit.

Informacioni
Në vendimin e AMA janë listuar kushtet dhe dokumentacionin që duhet të paraqesë një subjekt për t’u pajisur me licencë. Mosparaqitja e njërit prej dokumenteve të mësipërme është kusht skualifikues. Në vendim ka një paragraf specifik edhe për radiot me karakter fetar. Konkretisht, Autoriteti i Mediave Audiovizive gjatë procesit të shqyrtimit të dokumentacionit të aplikimit për dhënien e licencës së transmetimit audio të komunitetit me karakter fetar, kërkon informacion për subjektet aplikues.  

Komisioni
Për shqyrtimin e dosjes së aplikimit për licencë transmetimi audio të komunitetit, do të ngrihet me urdhër të kryetarit të AMA një komision i posaçëm, Komisioni i Shqyrtimit të Dokumentacionit. Vendimi përcakton që anëtarët sipas kompetencës, përgatitin relacionet e vlerësimit.


Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0