SHBA - Raporti i Global Financial Integrity i cili konstaton nxjerrjen jashtë Shqipërisë të 1.3 miliardë dollarëve përmes pastrimit të parave, korrupsionit dhe fshehjes nga tatimet duhet konsideruar si një këmbanë alarmi për qeverinë. I këtij mendimi është zëdhënësi i organizatës me seli në Washington Clark Gascoigne.
Në një intervistë për agjencinë "BalkanInsight" ai vlerëson se qeveria shqiptare duhet të ndërhyjë për të mos lejuar rrjedhjen e parave jashtë sistemit fiskal dhe se ka shumë hapa për t’u marrë në këtë drejtim.
"Qeveria shqiptare duhet të kërkojë të gjitha bankave në Shqipëri të kenë të dhëna informacione mbi poseduesit për çdo llogari të hapur në institucionin e tyre financiare", vuri në dukje Gascoigne. Shpesh bankat nuk dinë se kush zotëron apo kontrollon llogaritë në institucionin e tyre. Ata mund të kenë emrin e një kompanie anonime por nuk mund të dinë se kush është personi aktual që kontrollon kompaninë.
"Kjo do të thotë se bankat nuk mund të monitorojnë llogaritë për pastrimin e parave. Ky është një hap i thjeshtë që mund të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme për të zvogëluar problemin", insiston Gascoigne.
Zëdhënës i Global FInancial Integrity i tha “Balkan Insight”, se beson që 60 për qind e këtyre parave vijnë nga evazioni fiskal, 35 për qind nga aktiviteti kriminal dhe 5 për qind nga korrupsioni.
Gascoigne, sqaroi se Shqipëria nuk ishte i vetmi vend për t’u fajësuar pasi edhe shtete të tjera, si SHBA-ja, Britania e Madhe, Zvicra, Qipro, Hong Kong dhe Singapori kanë të njëjtat probleme. Raporti i publikuar pak ditë më parë konstatonte se nga Shqipëria për periudhën 2005-2010, kanë dalë 1.3 miliardë dollarë nga pastrimi i parave prej një elite të korruptuar.
Gascoine theksoi se është e pamundur për GFI të gjurmojë se ku kanë përfunduar paratë e dalura nga Shqipëria. "Ne jemi në gjendje për të parë se nga kanë dalë paratë por nuk mund të dimë se ku kanë përfunduar", insistoi ai.
Redaksia online(eç/dm/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2340
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident tragjik në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev
26 Nëntor, 07:56
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Nëntor, 07:16
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë
26 Nëntor, 07:06
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00