TIRANE- Njësia hetimore Task-Forcë ka regjistruar proçedimin penal kundër gjeorgjiano-izraelitit Amiran Dzanashvilit, dhe dy ish-zyrtarëve të tjerë të shtetit Dritan Prifti dhe Andis Harasani.Dzanazhvili, një person i akuzuar për prostitucion në Rumani dyshohet se ka bërë dhjetëra transferta bankare, duke bashkëpunuar me disa biznesmenë në Shqipëri, si Dritan Prifti, Ardian Xhillari, Mark Frroku, Ervin Canollari etj. Momentalisht në prokurorinë e Tiranës janë rregjistruar dy procedime të ndara, ku po hetohet për akuzat e evazionit fiskal, mospagim tatimesh dhe taksash, falsifikim të dokumenteve dhe akuzën e “pastrimit të parave” në bashkëpunim.Të gjitha këto vepra, sipas prokurorisë, biznesmeni i kazinove, hoteleve luksoze dhe aksioner i disa kompanive të naftës, dyshohet se i ka konsumuar në Shqipëri prej prej gati 4 vitesh.
/Shqiptarja.com

VIDEO










