ReportTv zbardh raportin
ReportTv ka siguruar ekskluzivisht një raport të agjencisë së pastrimit të parave ku përgjatë 2016 rezulton se tendencat e grupeve kriminale për të pastruar para ka qenë e lartë përfshi investimit në banka, blerje pasuri të patundshme, si dhe automjete.
Në këtë raport që ka analizuar transaksionet dhe lëvizjet e parave në vend përgjatë 2016, sipas agjencisë së pastrimit të parave institucionet përgjegjëse që duhet ta raportojnë këtë fenomen e neglizhojnë duke i krijuar hapësirë pastrimit të parave.
Noterët, Kompanitë e ndërtimin e bankat nuk raportojnë transaksonet
Institucionet që kanë kryer më shumë shkelje përgjatë 2016-ës përsa i përket pastrimit të parave duke mos sinjalizuar për transaksionet janë noterët me 11 raste, 5 raste, zyrat e këmbimit valutor, 4 nga kompanitë e ndërtimit, 4 nga kompanitë e basteve, 2 nga institucionet jo bankë dhe dy nga koncesionarët e tregtimit të mjeteve.
Në total ndaj këtyre institucioneve që me ligj janë të detyruar të raportojnë cdo transaksion mbi 300 mijë lekë pranë zyrës së pastrimit të parave janë marrë 33 masa administrative në vlerën e 30 milion lekëve.
Paratë e pastruara, dominon droga dhe mashtrimet kompjuterike
Nuk kanë munguar as hetimet e rasteve ku paratë e qarkulluara në Shqipëri janë dyshuar se kanë financuar terrorizmin. Sipas raportit sic dhe shihni në këtë faksimile në sitën e pastrimit të parave kanë kaluar 29 raste si të dyshimta.
Ndalur tek procedimet penale sipas raportit janë 411 ndër to 120 referuar prokurorive të rretheve ku pjesën më të madhe e zë Tirana me 67 raste dhe 291 janë referime pranë policisë dhe sektorit të krimit ekonomik për ndjekie të mëtejshme dhe plocim
veprimesh proceduriale.
Por cila është origjina e parave të sekuestruara dhe të bllokuara provizorisht që pastrohen dhe janë bllokuar provizorisht për tu verifikuar dhe hetuar?
Agjencia e pastrimit të parave bënë me dije se 30 raste i përkasin aktivitetit të paligjshëm të kultivimit dhe trafikimit të drogës, 17 raste mashtrimeve kompjuterike, ndjekur më pas nga mos deklarimet doganore, korrupsioni dhe evazioni fiskal.
Ndersa ne gjashte muajt e pare te ketij viti shifra e parave te sekuestruara eshte disa here me e ulet se ajo e nje viti me pare.
3.8 milionë euro janë sekuestruar dhe 178 raste janë referuar në Prokurori nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ne gjashtemujorin e pare te 2017-ës. Pritet instesifikimi i punës edhe në kuadër të fushatës Anti-Kanabis.