Iniciativës se Ministrisë së Zhvillimit Ekonomi, Turizmit Tregtisë e Sipërmarrjes për të pastruar Plazhet e Shqipërisë, i janë bashkuar disa nga aktorët më të njohur të spektaklit të humorit ‘’Portokalli’’.

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi ka postuar në rrjetin social Facebook, video sensibilizuese të aktorëve, ku i kërkojnë qytetarëve të marrin pjesë të hënën me 27 mars, në aksionin për pastrimin e plazheve të Shqipëri.
 
Aktori i njohur Bes Kallaku, i ka bërë thirrje të gjithëve të bëhen pjesë e njerëzillëkut jo e pisllëkut. 
 
Kjo inciativë, do të fillojë më 27 mars, ku janë plot 109 plazhe të cilat do të duhen të pastrohen, për të pritur denjësisht turistët në sezonin e verës.

Aksioni i pastrimit do të fillojë të hënën nga Ksamili dhe Himara ku do të jenë pjesë e kësaj nisme edhe aktorët e Portokallisë.