Segmenti rrugor Kalimash-Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit, rrezikon që këtë vit të mos mirëmbahet gjatë sezonit të dimrit, pasi kompania, e cila këtë vit ka pastruar dëborën e rënë, nuk është paguar për punën e bërë nga institucionet qendrore, kryesisht Ministria e Transporteve. 

Drejtuesi i kompanisë, që prej vitesh ka mirëmbajtur situatën dimërore, ka deklaruar se nëse qeveria nuk shlyen debitë e krijuara, nuk do të punohet për asnjë çast, çka rrezikon që të bllokojë qarkullimin e mijëra automjeteve që përshkojnë këtë rrugë, ndërkohë që vihet në rrezik jeta e përshkuesve të rrugës.


Qarku i Kukësit, shtrihet në një pozitë gjeografike të thyer ku kushtet meteorologjike janë të paqëndrueshme, kryesisht me reshje të dendura shiu e dëbore.
 
Kukësi, Hasi e Tropoja periudhën dimërore e kanë të zgjatur, periudhë që nis nga 14 Nëntori deri më 14 Mars ku dëbora arrin mbi 1.5 m me një ulje të theksuar të temperaturës deri në -20 Gradë.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)