Report Tv ka siguruar foton e Isa Aliut, vëllai i Salvadore alias Shpëtim Aliu, i cili konsiderohet si “bosi i bosave” shqiptarë të trafikut të drogës, personi më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike që është hetuar ndonjëherë nga prokuroria shqiptare, një personazh mbrapa të cilit ishin vënë shumë agjenci ligjzbatuese në Evropë, por që s’kanë mundur ta zbardhin rolin e tij.
Ai është mes të kërkuarve nga SPAK personazh që me 4 biznese të tij, në ndërtim dhe shërbime, ka luajtur rol kryesor në pastrimin e parave. Të tjerët për të cilët GJKKO ka vendosur arrest në burg në 15 qershor janë Shpëtim Bibaj, Nikoll Bibaj, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu alias El Ouejd. Të gjithë të regjistruar si biznesmenë në QKB.
Lajmi kryesor:
‘Kumbari’ i kokainës, Salvadore Aliu, dyshohet se pastroi të paktën 30 mln euro në Shqipëri! Komunikimet me vëllanë: Do sjell dhe 20 mln euro, futi në fuçi 50 litërshe e groposi







