Pastrojini mushkëritë
nga katrani dhe toksina

Pastrojini mushkëritë<br />nga katrani dhe toksina
Kanceri i mushkërive është një ndër shkaktarët kryesorë të vdekjes nga kanceri në botë dhe nga ai më së shumti sëmuren duhanpirësit. Mjekët, për shkak të kësaj, u rekomandojnë atyre që të heqin dorë nga duhani. Por, nëse tashmë e konsumoni atë, përpiquni që sa të mund ta reduktoni rrezikun nga kanceri. Ekzistojnë mënyra të ndryshme për t’i pastruar mushkëritë nga katrani dhe toksina me të cilat mund ta reduktoni rrezikun nga paraqitja e infektimit.

MISRI I ËMBËL
Ky ushqim përmban betakarotinë, për të cilën pohohet se i mbron mushkëritë nga kanceri, sepse paraqet një antioksidues të fortë.

SELENI
Ky është një antioksidues i fuqishëm, i cili mund të gjendet në lloje të ndryshme të peshqve, siç janë tuna dhe salmoni, por edhe në mish të qengjit, vezë dhe drithëra.

QEPËT DHE HUDHRA
Qepa e bardhë, ajo e kuqe dhe hudhra përmbajnë komponentë me efekt antikancerogjen. Qepa ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve, ndërsa në mesin e tyre janë edhe infektimi dhe kanceri i mushkërive. Te personat që tashmë janë të sëmurë nga kanceri, e parandalon rritjen e qelizave të reja.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Spiropali akuza opozitës për drejtësinë: Jeni me dy standarde; Armiqtë në litar, shokët e partisë të lirohen menjëherë

Spiropali akuza opozitës për drejtësinë: Jeni me dy standarde; Armiqtë në litar, shokët e partisë të lirohen menjëherë