Pastruesja vodhi shtëpinë e zyrtares, PD e Berishës: Nxorën zbuluar një pjesë të korrupsionit qeveritar! Klosi, dora e Ahmetajt e Ramës

Super skandal e quan Partia Demokratike e Sali Berishës vjedhjen e të paktën 120 mijë eurove në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi nga pastruesja e saj. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja Floriana Garo nënvizon se e gjithë kjo nuk është historia e një gruaje që vjedh klientët e saj por “Rozeta Dobi me këtë akt hoqi kapakun e pusetës të llumit qeveritar në krye të të cilit qëndron Edi Rama”.

“Ai është episodi i një seriali të pafund vjedhjesh të përditshme nga Edi Rama dhe qeveria e tij, i denoncuar vazhdimisht nga Partia Demokratike, në të cilën zyrtarët e lartë të qeverisë, me lejen e “baba Dovletit” të Surrelit, vjedhin çdo ditë shqiptarët dhe mbushin dyshekët e llogaritë e fshehta bankare. Nga rruga “John Belushi” tek “Rruga e Kosovarëve”, në çdo cep të Shqipërisë, në çdo tender, projekt, VKM, aeroport dhe port, në çdo darkë te Nusreti apo shtëpi zyrtarësh, fshihet një akt korrupsioni dhe skemë vjedhjeje shihen pakot, baulet e eurove te vjedhura qytetarëve të këtij vendi”, tha Garo.

Sipas saj Shqipëria është në pikën ku denoncimet e faktuara të opozitës i zbulon rastësia dhe jo drejtësia, e cila nuk e kryen punën e saj por, por ka si mision mbrojtjen e punëve të zeza të qeverisë.

“Kur Partia Demokratike fliste për avionë droge, qeveria thoshte se janë mushkonja. U desh të binte avioni i një italiani, që të përligjej denoncimi i ish-kryeministrit Berisha. Kur Partia Demokratike denoncon tenderat 400 milionësh, Bashkia, qeveria dhe mercenarët e tyre, thonë se ne po pengojmë punë publike. Kur Partia Demokratike flet papushim për inceneratorët, mercenarët na thonë, se pse nuk përmendim emrat e oligarkëve. Kur Partia Demokratike denonconte, 6 vjet me pare vjedhjen e 8 milionë eurove ne shtëpitë e Mama Gjiknurit dhe Beqes, Edi Rama fshihte vjedhjen vetëm e vetëm për te mbuluar krimin e shëmtuar te ministrave te tij. Kur në shtëpinë e Rozeta Dobit gjendeshin gjysmë milion euro të Alda Klosit dhe zyrtarëve, ministrave e deputetëve të tjerë, policia me urdhër të Edi Ramës fshihte emrin e Aldes të cilin e bëri publik Partia Demokratike”, tha Garo.

Sipas saj Alda Klosi nuk është thjesht një zyrtare që ka punuar për Arben Ahmetajn, apo Edi Ramën por është dora, firma dhe skema ku Arben Ahmetaj dhe Edi Rama kanë vjedhur qindra miliona euro.

“Vini re se ajo ka qenë e angazhuar në detyra të larta në tre nga sektorët më korruptivë të tranzicionit 30 vjecar në Shqipëri: rindërtimin, djegësat dhe koncesionet. Milionat që Rozeta Dobi mori nga kasaforta apo dysheku i Alda Klosit, nuk janë të xhaxhait me tumor, siç pretendon drejtoresha e Ramës dhe Ahmetajt, por janë metastazat e tumorit kurruptiv ku e ka futur qeverinë dhe administratën Edi Rama. Partia Demokratike ka bërë detyrën e saj publike dhe do të vazhdojë ta bëjë. Me të gjitha mjetet në dispozicion, që nga fjala e deri te ‘rezistenca e çarmatosur’, ne do të vazhdojmë të targetojmë ata që vjedhin popullin, dhe kanë aq shumë para sa për të bërë milionere edhe pastrueset. Përballë kësaj neverie ikin shqiptarët, duke rrezikuar jetën.  Përballë kësaj drame kombëtare, Partia Demokratike u bën thirrje shqiptarëve te ngrihemi e te largojme Edi Ramen!  Të ngrihemi dhe t’i dalim zot Shqipërisë”, tha nga Selia blu, zëdhënësja e PD-së së Berishës, Floriana Garo.

Reagimet mbi zbulimin e të paktën 120 mijë eurove në shtëpinë e një zyrtareje të lartë, që dolën në ‘dritë’ ‘falë’ një vjedhjeve nga ana e pastruesespër kryeministrin Edi Rama janë të çuditshme, pasi sipas tij, dalja në pah e gjërave të tilla të ulëta ka qenë pikërisht qëllimi kur u bë reforma në drejtësi. Në një reagim dje, kreu i qeverisë bën një krahasim ku thotë se në ndryshim nga qeveria paraardhëse, kur njerëzit e veshur me kostum zyrtar mbroheshin, në qeverinë e tij asnjë prej tyre nuk ka mburojë politike. Ai shton se këtyre rasteve duhet t’u shkohet deri në fund. 

Reagimi vjen pas vjedhjes së zyrtares, Alda Klosi ish- shefe e kabinetit të ish ministrit Arben Ahmetajt, rast i cili zbuloi se ajo kishte në shtëpi 120 mijë euro të padeklaruara, e ndërsa iu morën edhe sende të tjera me vlerë. Kjo e fundit ka bërë denoncimin për vjedhjen e banesës te “Rruga e Kosovarëve”  nga ky rezultoi se autore ishte pastruesja e saj, Rozeta Dobi me të birin Havier. 42-vjeçarja Klosi ka pohuar gjatë dëshmisë se më parë ka punuar si shefe e kabinetit të ish zv. Kryeministrit Ahmetaj, ka thënë se 120 mijë euro që i kanë vjedhur ishin të familjes së xhaxhait të saj që rrinte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë me kancer.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjoni: 10/01/2023 16:22

    Baxhell se padroni yt qe del e llomotit ti te birin e ka si sheiket .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje