Vjedhja e 120 mijë eurove të zyrtares nga pastruesja, Rama: Reforma në drejtësi është për të pastruar llumin! T'u shkohet deri në fund parave të pista

Vjedhja e 120 mijë eurove të zyrtares nga pastruesja, Rama: Reforma në drejtësi është për të pastruar llumin! T'u shkohet deri në fund parave të pista

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Reagimet mbi zbulimin e të paktën 120 mijë eurove në shtëpinë e një zyrtareje të lartë, që dolën në ‘dritë’ ‘falë’ një vjedhjeve nga ana e pastruesespër kryeministrin Edi Rama janë të çuditshme, pasi sipas tij, dalja në pah e gjërave të tilla të ulëta ka qenë pikërisht qëllimi kur u bë reforma në drejtësi.

Në postimin e tij, kreu i qeverisë bën një krahasim ku thotë se në ndryshim nga qeveria paraardhëse, kur njerëzit e veshur me kostum zyrtar mbroheshin, në qeverinë e tij asnjë prej tyre nuk ka mburojë politike. Ai shton se këtyre rasteve duhet t’u shkohet deri në fund. 

“Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit! E thënë ndryshe, në një kohë tjetër policia apo drejtësia nuk ia nxirrnin kurrë lakrat në shesh njerëzve të veshur me kostum zyrtar, ndërsa sot kohët ndryshojnë përditë për mirë edhe në këtë drejtim! Sepse sot vullneti politik është i plotë dhe mburoja e vjetër politike ka rënë! Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdoqoftë”, shkruan Rama.

Reagimi vjen pas vjedhjes së zyrtares, Alda Klosi ish- shefe e kabinetit të ish ministrit Arben Ahmetajt, rast i cili zbuloi se ajo kishte në shtëpi 120 mijë euro të padeklaruara, e ndërsa iu morën edhe sende të tjera me vlerë. Kjo e fundit ka bërë denoncimin për vjedhjen e banesës te “Rruga e Kosovarëve”  nga ky rezultoi se autore ishte pastruesja e saj, Rozeta Dobi me të birin Havier. 42-vjeçarja Klosi ka pohuar gjatë dëshmisë se më parë ka punuar si shefe e kabinetit të ish zv. Kryeministrit Ahmetaj, ka thënë se 120 mijë euro që i kanë vjedhur ishin të familjes së xhaxhait të saj që rrinte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë me kancer.

Ndërkohe grabitja e parave është pranuar edhe nga vetë e arrestuara. Ajo ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje në polici se paratë i kishte vjedhur nga urrejtja që kishte krijuar për Alda Klosit. Ndërkohë dy të arrestuarit janë vendosur në përgjim ambiental gjatë qëndrimit në paraburgim ku kanë deklaruar mes tyre se policia nuk ka mundur të gjejë paratë e fshehura në tubin e aspiratorit. Kaq ka mjaftuar që policia të shkoje për herë të dytë në banesën e tyre duke gjetur edhe shumën e 400 mijë eurove të cilat ende deri tani nuk i ka dalë pronari.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • llumi te marte: 10/01/2023 10:35

    cudia nuk eshte se jane llum, por si ka mundesi qe llumi eshte kudo drejtor e minister dhe ti kurre nuk di asgje...kjo sepse je kryellumi !!!

    Përgjigju
  • Rati: 10/01/2023 04:21

    Ky ka roitur po ne ekstrem! Ndaj e bera reformen, thote per llumin! Kush eshte llumi? Ish ministri, ish zv.kryeministri qe vete sorra neokomuniste e ka emeruar, drejtuar dhe komanduar si te gjeneroje llum. Pra ky vete eshte Don Llumi! Dhe le te me kape thote drejtesia.

    Përgjigju
  • Gjergj: 10/01/2023 01:55

    Pastruesja hajdute, paska marrè udhèzime direkt nga kryeminareja. Ajo, èshtè pjesè e seksionit shqiptar tè CSI pèr pastrimin nga llumi. Mirè qè doli kreu i kreut dhe na sqarojè sepse pèr pak filluam tè mendojmè se krisi te lisi. Edhe ajo Alda,,ma theu zemrèn me atè kancerin qè pèrmendi. Kush mendon se kjo èshtè rrumpallè,,,e ka gabim dhe èshtè dashakeqès,,,cmirèzi,,,nuk i sheh dot tè tjerèt tè gèzuar.

    Përgjigju
  • Personne: 09/01/2023 22:07

    Kur hajduti therret...kapeni hajdutin!

    Përgjigju
  • Lolo: 09/01/2023 22:00

    Sa llume ke ti mer shok qe kane mbeshtetjen tende. Shiko sistemin fiskal si e ke drejtuesit llumi eshte pak

    Përgjigju
  • Pastrueset: 09/01/2023 21:50

    Pas Tires, pastruesja e dyte qe i nxjerr bojen administrates!

    Përgjigju
  • greta: 09/01/2023 21:37

    Arrestohen hajdutet qe kan vjedh hajduten qe i ka sherbyer kryhajdutit.Shtet mafioz dhe ky palaqo ka ende fytyr te flasi

    Përgjigju
  • Ops: 09/01/2023 20:15

    Ca reforme o Ramazon, e beri pastrrusja drrejtesin se te jet per reformen tende ajo kucka do bente nje kulle ne tirane, imagjino sa leke ke ti me ato hajdutet e tjere qe ke pas ????

    Përgjigju
  • Riku: 09/01/2023 19:59

    Po pse mos te nxjerresh merita dhe ne nje lajm qe indirekt perlyen zvndsin tend e si pasoje ty... medemek drejtesia jote e re po zbulon krimin e zyrtareve... nderkohe qe drejtesia si ka nxjerre asgje... u desh pastruesja te vidhte leket e zyrtares qe drejtesia te nise dicka ndaj saj... dicka qe neser mund te dalin leket e xhaxhait... drejtesia do kishte bere pune po ta kapte duke i bere ato para

    Përgjigju
  • Arbërori: 09/01/2023 19:34

    E qfar TË bëjmë me miliardat që ti i ke vjedhur dhe i ke në Rusi dhe Serbi o Edvin shkjau shqipfolës o tradhtar…! Drejtsia së pari duhet të merret me ty pastaj me të tjerët. ..

    Përgjigju
  • Lori: 09/01/2023 19:31

    Je mafiozi me i madh qe ka njoh ndonjeher ky vend...por hallall e ke kur ke te besh me nje popull kope bagetish.Rrasja sa te mundesh se mba ky milet kot

    Përgjigju
  • AltinTop: 09/01/2023 19:30

    Llumi ska faj o Edo...se prej teje i kane bere gjith ato lek, duhet tja kishe kursyer drejtesise kapjen e llumit...

    Përgjigju
  • Toni: 09/01/2023 19:03

    O kryehajdut. Ti je i pari qe duhesh arrestuar.

    Përgjigju
  • Tata: 09/01/2023 18:59

    Kur shteti le hapur deren e perdorimit te parave te pista,ku ske detyrim te vertetosh prejardhjen e lekeve qe shpenzon,investon,dhuron,sic e ka gjithe bota,esht e qellimshme. Hajdutet kane mbeshtetjen e ligjit qe mungon ME QELLIM,LENIEN E LIRE TE PERDORIMIT TE PARAVE TE GRABITURA. SHTETI DHE DREJTUESIT E TIJ JANE KRIMINELET E MEDHEJ QE PUNOJNE PRO KRIMINELEVE PO AQ TE MEDHEJ MJER VENDI YNE

    Përgjigju
  • Suela: 09/01/2023 18:58

    Llumi eshte sekretarja e zevendskryeministrit tend....pra po i thua vetes qe je llum.Nuk vepron dot drejtesia nese policia fsheh ngjatjet,nuk vepron drejtesia kur mafia ka kap qeverine.Boll na bere si engjell se nuk ndryshon aspak nga Berisha.Turp

    Përgjigju
  • Ani: 09/01/2023 18:48

    Keto lloj gjerash jan mjaft te ulta dhe te turpshme

    Përgjigju
  • Drini Papa: 09/01/2023 18:36

    Bablok definitivisht je hajduti me i madh! je kapoja e gjithe ketyre lukunise se hajduteve. Prandaj ngulmon ti o plehre ne amnisti fiskale qe te lahen parate e vjedhura nga konkubinat e tua. Kujdes kryehajduten balluku qe e ben zerin feminor qe te ngjaje e pafajshme. Te dola borxhit.

    Përgjigju
    • Rezi zemra vogël: 10/01/2023 07:29

      Rezi na emocionove, po s'na the si një rrogëtare me 600€ rrogë në muaj, ka kursime prej 120.000€. E fitove darkën dhe për sot, por nëse një shefe kabineti ka aq lekë ne shpi, sa ka kryeministri? Ah po, nga fajin e ka Saliu, kaluam ne fajin e ka pastruesja.

    • rezi: 09/01/2023 23:39

      Ju s'keni punë tjetër, paguheni për të futur fite, për të akuzuar pa baza, keni kaluar të gjithë në anën e hajdutëve. Pse e urrente, gjë që s'është e vërtetë, ajo hynte e dilte si në shtëpi të saj, por makutëria, babëzia për të patur më shumë se kishin i bëri hajdutë klasi. I shoqi i hajdutes thotë që kanë marrë para si të persekutuar. Po i zë haku i parave të marra, tani të bëjnë burg se vodhën, nëse edhe kjo zyrtarja ka vjedhur, nuk jeni ju që e gjykoni, atë duhet ta nxjerrë drejtësia. Prandaj o qaramanë që mbroni hajdutët, duke akuzuar edhe për këtë kryeministrin, mund të na thoni punën që bëni? Thashethemexhinj që qaheni duke përdorur celularët e shtrenjtë...Gjynah që e ke emrin Drin, atje duhet të mbyteni ju bashkë me këtë grua të ndyrë që shkeli besën që i kish lënë ajo që e kish punësuar. Kurrë mos u ngopshi.

    • Pergjegjesia personale: 09/01/2023 19:01

      E ka gjet mir ky, i fut nje tralala nga pas... por nuk je ti or qillo' me vullnetet e tua politike gabeleske qe po na beke çudira por eshte US, Biden, Kim etj qe po jua shtrengojne lakun perdite deri sa t'ju çojne "ke veni qenit"

  • Soni: 09/01/2023 18:26

    Llumi duhet te jete ne burg se ato e demtojne vendin

    Përgjigju
  • Eni: 09/01/2023 18:26

    Te gjithe ato qe kane bere para te pista burgun meritojne

    Përgjigju
  • Rinia: 09/01/2023 17:38

    Ik o zoti KM se peshku eshte qelbur nga koka.Madje eshte qelbur aq shume sa ska zot ta pastroj me.U pa puna do i kalojme edhe keto skandale me shprehjen fajin e ka armiku padukshem dhe ju vazhdoni te jeni zoti kristal mbi toke.A mjer ne ku na ka ren pjesa.

    Përgjigju
  • Miku: 09/01/2023 17:37

    Mbase duhet nje trajnim per kontroll banese, meqe parate u gjeten ne kontrollin e dyte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja