Abuzimi i ish-kryebashkiakut të Kukësit Hasan Halili dhe tre ish zyrtarëve të tjerë të kësaj Bashkie me fondet e sigurimeve shoqërore, është zbuluar nga një pastruese.
 
Esma Muçaj ka qenë ajo që ka denoncuar skandalin te kryebashkiaku aktual Bashkim Shehu. Kjo për shkak se Esma Mucaj pasi është larguar nga puna në vitin 2015, ka shkuar pranë sigurimeve shoqërore për të kërkuar asistencë, duke qënë se kishte derdhur kontribute prej 22 vjetësh si pastruese në Bashkinë Kukës.
 
Por punonjësit e sigurimeve i kanë thënë që në 4 vitet e fundit nuk ka paguar sigurimet shoqërore. Kjo e ka detyruar që të ankohet te kryebashkiaku aktual, i cili ka urdhëruar një audit ë brendshëm, ku u zbuluan edhe abuzimet me fondet.
 
Ish kryebashkiaku i kukësi Hasan Halili me 3 ish-zyrtarë fondet e sigurimeve shoqërore i kaluan tek klubi i futbollit të Kukësit, ku bashkia ishte aksionere në mënyrë të paligjshme. Për Hasan Halili, Gjykata ka dhënë arrest me burg, por ai prej disa ditësh nuk gjendet në banesën e tij.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com