Pasuesi i Mcwllham, Topi pret
diplomatin e ri britanik
Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nikolas Kanon Obe, paraqiti sot Letrat-kredenciale. Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti Topi e “siguroi ambasadorin britanik për mbështetjen e plotë nga të gjitha institucionet e shtetit, gjatë misionit të tij diplomatik në Shqipëri si përfaqësues i një vendi mik dhe partner strategjik si Mbretëria e Bashkuar”.
TIRANË - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot paradite Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nikolas Kanon Obe, i cili paraqiti Letrat-kredenciale.
Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti Topi e “siguroi ambasadorin britanik për mbështetjen e plotë nga të gjitha institucionet e shtetit, gjatë misionit të tij diplomatik në Shqipëri si përfaqësues i një vendi mik dhe partner strategjik si Mbretëria e Bashkuar”.
Kreu i Shtetit bëri një përshkrim të shkurtër të situatës në rajon dhe të zhvillimeve më të fundit në vend, duke vënë në dukje objektivin kryesor të shtetit shqiptar, “përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë të Shqipërisë dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian brenda vitit 2012, që përkon edhe me 100-vjetorin e Pavarësisë”.
Gjatë takimit, Kreu i Shtetit shqiptar dhe Ambasadori britanik ndanë të njëjtat pikëpamje për sa i përket rëndësisë së pavarësisë së institucioneve kushtetuese, të konsolidimit të gjyqësorit dhe parimeve të demokracisë për ndarjen dhe ekuilibrin e pushteteve, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe përmbushjes së reformave dhe kritereve të kërkuara për integrimin në Bashkimin Evropian.
Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë Nikolas Kanon Obe, pasi e përgëzoi Presidentin Topi për përmbushjen e misionit të tij kushtetues si simbol i unitetit të popullit, shprehu “vullnetin dhe gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e saj integrues për në Bashkimin Evropian”. Ambasadori Nikolas Kanon Obe vlerësoi “rolin e rëndësishëm e moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon, duke shprehur mirënjohjen edhe për kontributin e trupave ushtarake shqiptare në Afganistan në kuadër të koalicionit ndërkombëtar që lufton kundër një të kërcënimi global, siç është terrorizmi.”
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
79%
-
Lindshmëria
17.3%
-
Vdekshmëria
3.7%
Vota total: 2444
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prodhimi i rakisë në mënyrë artizanale, organizohet për herë të parë festa në Gjirokastër! jo vetëm burrat por edhe gratë
30 Qershor, 17:04
-
Euro 2024/ Anglia dhe Sllovakia për historinë, formacionet zyrtare në ndeshjen e 1/8 në 'Schalke Arena'
30 Qershor, 17:01
-
Greqia përballet me zjarre, ditën e djeshme shpërthyen 40 vatra në mbarë vendin
30 Qershor, 16:52
-
7 të vdekur dhe 31 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë! Reperi ‘Putinist’ Kanye West pritet te mbajë koncert në Moskë
30 Qershor, 16:51
-
Çmenduri në Formula 1, Verstappen dhe Norris nxjerrin jashtë njëri-tjetrin! Triumfon Russell, Ferrari në podium
30 Qershor, 16:41
-
Vlorë/ Zjarr në Radhimë, flakët djegin një sipërfaqe me shkurre dhe barishte pranë njësive akomoduese
30 Qershor, 16:40
-
VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'
30 Qershor, 16:30
-
Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate
30 Qershor, 16:21
-
Pesë të vdekur nga stuhitë në Francë dhe Zvicër
30 Qershor, 16:18
-
Eliminimi nga Euro 2024, Gravina konfirmon Spallettin në krye të Italisë: Ne nuk do e braktisim projektin
30 Qershor, 16:14
-
Pheniani: Aleanca mes SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë 'variant aziatik i NATO-s'
30 Qershor, 16:11
-
Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)
30 Qershor, 16:00