Pasuria e anëtarëve të
KLD, pagat e bashkëshorteve 

Zbardhet pasuria e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Përfaqësuesit e kupolës së drejtësisë deklarojnë me dhjetëra llogari bankare, makina të reja, të ardhura nga dhënia me qira e lokaleve, interesa nga depozitat, llogari në emër të bashkëshorteve, pagat e fëmijëve, kreditë etj. Artan Broci, anëtar i KLD, deklaron të ardhurat nga paga, depozitat dhe qiraja e një lokali dhe zyre, ndërsa figuron pa kredi. Broci deklaron pranë ILDKP se një llogari e bashkëshortes së tij, Irma Broci, është shtuar me 10,000,000 lekë. Po ashtu, zonja Broci deklaron rreth 52 milionë lekë të vjetra tek të ardhura nga puna si notere.

Ndërkaq, anëtari Astrit Haxhiallushi deklaron 100,000 lekë kursime, 1 950 euro dhe 3 800 euro përfitime nga kontratat e qirasë. Po ashtu, Haxhiallushi deklaron se ka blerë 5000 m2 tokë zallishte për 5,000 euro. Anëtari i KLD deklaron gjithashtu pagën e bashkëshortes dhe pensionin e prindërve. Ndërsa anëtari Neritan Cena, gjatë viti 2015 ka blerë një makinë 14 mijë euro, ka marrë dy hua 5 mijë 764 dhe 3988 euro, si dhe një kredi 700 000 lekë për mobilim të shtëpisë. Anëtarja e KLD, Brunilda Kadi deklaron se ka marrë një kredi 85 mijë euro deri në vitin 2028, për mobilimin e shtëpisë. Po ashtu, zonja në fjalë, deklaron 27 762 USD, të ardhura nga bashkëshorti Gazmend Kadi, në SHBA. Ndërsa zonja Albana Shtylla, përpos pagës, deklaron një llogari rrjedhëse 17,095 euro, të ardhura nga bashkëshorti, kredi 46 mijë USD për blerje apartamenti, shitje e pjesshme e pasurisë së paluajtshme nga bashkëshorti, 30 850 euro etj. Kurse anëtarja e KLD, Eneida Civici, deklaron blerjen e një makine me vlerë 15 mijë euro, por si të ardhura deklaron pagën si gjyqtare 1,281,215 lekë, pagën e bashkëshortit 1,130,872 lekë dhe një depozitë kursimi 1,004,718 lekë. Ndërkaq, anëtari Gerd Hoxha deklaron pakësim të kursimeve në vlerën 800,000 lekë si dhe një kredi për shtëpi, 5,000,0000 lekë.

Anëtarët e tjerë
Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Sokol Çomo, deklaron se ka marrë një kredi prej  5,000,000 lekësh, për blerje apartamenti, ku ka shlyer 285,180 lekë. Sokol Çomo deklaron të ardhura, të cilat burgojnë nga puna e tij në disa institucione publike dhe private, konkretisht drejtues ligjor për kreditë me probleme në një bankë të nivelit të dytë, shpërblime si anëtar i KLD, Shpërblime si kryetar i Komisionit të Disiplinës në FSHF, Shpërblime si anëtar i Komisionit pranë Shkollës së Avokatisë, anëtar i komisionit për hartim tezash dhe udhëheqës teme etj. Ndërkaq, anëtari i KLD, Vangjel Kota deklaron se gjatë vitit 2015, ka blerë një makinë 15 mijë euro, llogari kursimi, 15,364 USD, paga dhe shpërblime nga  “Zaka dhe Kosta”, sh.p.k, në shumat 2,460,324 lekë dhe 3,433,485 lekë, të ardhura nga mësimdhënia në Shkollës e Magjistraturës, të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Avokatisë etj. 

kld pasuria

kld pasuria

kld pasuria
kld pasuria

kld pasuria

kld pasuria

kld pasuria

kld pasuria

Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Përplasen rëndë dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)

Francë/ Përplasen rëndë dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)