Pasuria e deklaruar, drejtorët
e policisë, kredi dhe biznese

Pasuria e deklaruar, drejtorët <br />e policisë, kredi dhe biznese
TIRANE - Kriminaliteti në rritje dhe pasiguria për jetën mbeten ende problematika kryesore të shoqërisë shqiptare, e për këtë arsye uniformat blu kanë qenë shpesh herë në vëmendjen e medias. Përballë kësaj gjendjeje policia është pa karburant për makinat, pa shpërblime në paga, pa dieta, e pa logjistikë materiale. Por jo 12 drejtorët e policive në qarqe dhe vetë drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, që paraqiten me një situatë të kënaqshme financiare. Ata kanë marrë kredi për apartamente, por kanë edhe biznese, nga ato të lloto-sportit, deri te ato të shërbimit taksi, me të cilat kanë krijuar të ardhura të kënaqshme. Ajo që vihet re është se familjarët,e tyre, bashkëshortet, në shumë raste janë të punësuara në institucione shtetërore.

Burgaj, kursime dhe kredi

Hysni Burgaj, Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit në deklaratën e tij të fundit dorëzuar më 15/03/2012, se përveçse ka shtuar kursimet, ka marrë dhe një kredi për blerjen e apartamentit prej 127 m2, në rrugën Komuna e Parisit me vlerë 100.000 euro, kredi për një afat 15 vjeçar dhe me interes 4%. Nga shpërblimet dhe paga e tij në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Burgaj ka përfituar 1.773.323 lekë, 2.254 euro dieta dhe udhëtime jashtë shtetit, si dhe ka krijuar dhe një gjendje CASH prej 2.150.000 lekë nga kursimet familjare. Të ardhurat nga bashkëshortja e z.Burgaj për periudhën janar-Dhjetor 2011, në pozicionin e Komisioneres Kundër Diskriminimit në Tiranë si dhe nga puna e djalit në Vodafone arrijnë në 1.757.152 lekë.

Caushaj, rroga dhe biznes

Bernard Çaushaj, Në deklarimin e dt.31/03/2012, drejtori i policisë së qarkut Tiranë i cili në periudhën e deklarimit që përfshin vitin 2011 mbante detyrën e drejtorit të policisë së qarkut të Korçës deklaron se ka shtuar të ardhurat e tij. Para CASH për vitin 2011 krijuar nga paga dhe kursimet e z.Çaushaj kapin vlerën e 450.000 lekëve dhe shtimin e depozitës së kursimit pranë Raiffeisen Bank në emër të djalit të tij Zgjim Çaushaj në vlerën e 1.400.000 lekëve. Përfitimet nga paga, shpërblime, honorare dhe pagesa e pushimeve të pakryera për z.Çaushaj kapin vlerën e 1.133.500 lekë për vitin 2011. 102.000 janë përfituar nga paga e bashkëshortes si punonjëse e policisë së shtetit si dhe 1.600.000 lekë nga të ardhurat e djemve në firmën e tyre private “Nenaj SHPK”, në periudhën qershor-nëntor 2011.

Vata, bizneset e gruas

Emri Vata, i ardhur në Durrës pas rrokadës ku do të zëvëndësoj Aleks Hajdarin, në deklaratën e dorëzuar më 28/03/2012 përshkruan se për vitin 2011 ka shtuar fitimet si më poshtë: 50.000 euro nga kursimet e bashkëshortes dhuruar nga familja e saj para martesës, fitimin e të ardhurave nga farmaci barnatore “VATA”, regjistruar dhe themeluar po nga bashkëshortja e z.Emri para martesës së tyre në muajin Mars 2011.
Përfitimin e shumës prej 100.000 Lekë nga shoqëria e përbashkët aksionere transporti “Speed Taxi”, regjistruar dhe themeluar po nga bashkëshortja më gusht 2011 para martesës me z.Emri. Të ardhurat për vitin 2011 nga paga janë në vlerën 1.412.000 lekë, 72.000 lekë janë përfitime nga pensioni i pleqërisë së Nënës, 7200 euro janë fituar nga dhënia me qira e një automjeti vip, 250.000 lekë janë përfituar nga shitja e një automjeti po në vitin 2011. Aksionet e aktivitetit farmaci-barnatore në pronësi të bashkëshortes të Emri Vatës, përllogariten në vlerën 1.061.602 lekë. Detyrimet që Vata ka ndaj të treteve dhe bankave në deklarimin e tij për 2011, përllogariten në 11.674 euro kredi e pashlyer pranë Emporiki Bank, si dhe 29.000 euro të marra nga bashkëshortja e tij pranë Raiffesen Bank për llogari të shoqërise “Speed Taxi”. Ndërsa bashkëshortja Eglisanta Vata, deklaron se 150.000 lekë i ka përfituar nga pensioni i pleqërisë së Nënës, 3.200 euro nga dhënia me qira e një automjeti vip, 250.000 lekë nga shitja e një automjeti të dëmtuar për pjesë si dhe blerjen e një autoveture nga kursimet familjare në vlerën 4500 euro.

Hajdari, fitime nga Lloto

Aleks Hajdari, Deri pak ditë më parë ishte në funksionin e drejtuesit të policisë Durrës, por në rrokadën e cila përfshiu 8 nga 12 qarqe, ku një nga shkaqet ishte dhe vrasja e komisar Adem Tahiraj vartësit të z.Hajdari, ky i fundit u emëruar në drejtimin e uniformave Blu të Shkodrës. Në deklaratën e vitit 2011 të dorëzuar më 23/03/2012, z.Hajdari ka përshkruar se ka përfituar nga biznesi privat, paga e bashkëshortes si dhe paga e të vëllait si emigrant. Gjithashtu për nevoja të strehimit ai ka marrë dhe një kredi me interes prej 2% e cila duhet shlyer deri në 11.11/2016. Nga aktivitetit Bar Kafe-Lloto Sport, për vitin 2011, z.Hajdari ka përfituar 2.554.600 lekë, 7.300 euro si dhe 5.200 dollarë, si dhe ka shpenzuar 5.500 euro për blerjen e një automjeti për bashkëshorten. Në funksionin e drejtorit të policisë së qarkut të Durrësit ka përfituar për vitin 2011 pagën me vlerë e 1.085.605 lekë, shtuar pagën e bashkëshortes në funksionin e Juristes në vlerën e 464.000 lekë si dhe 1.000 euro të përfituara nga puna e të vëllait emigrant. Afro dy vite pasi është emëruar në Durrës, z.Hajdari blen dhe një apartament në një nga zonat më të frekuentuara për banim në rr.K.Kazanxhi në Durrës. Për të blerë këtë apartament Aleks Hajdari ka përfituar një kredi më 11.11/2011 në vlerën e 2.500.000 lekë, afat kohor 5 vite dhe me një këst mujor shlyerje 46.700 lekë. Bashkëshortja e z.Hajdari deklaron se ka një depozitë në vlerën e 1.500.000 lekëve pranë Raiffesen Bank si dhe një depozitë të djalit të tyre Xhersido Hajdari në vlerën 250.000 lekë dhje 350 euro pranë BKT.

Cuku, shtëpi me borxh

Artan Cuku, i emëruar në postin e drejtorit të policisë së Vlorë më 06/02/2012 deklarimin e tij pranë ILDKP-së e ka dorëzuar më 05/03/2012. Z.Cuku deklaron se ka blerë një apartament banimi me sipërfaqe 116m2, në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë me një vlerë 50.000 euro dhe për blerjen e këtij apartamenti ai ka marrë hua ndaj një personi të afërm të cilit ende nuk i ka shlyer asnjë këst prej vitit 2009. Ndërsa para CASH, në formën e depozitës drejtori i policisë së qarkut Vlorë gëzon një shifër në vlerën 1.000.000 lekë, shifër e përfituar nga shitja e një automjeti dhe nga kursimet e tij dhe të bashkëshortes. Listës së pasurive të paluajtshme i shtohen dhe një tokë arë me sip.300 m2 në Lurë të Dibrës si dhe disa toka që pas regjistrimit do të ndahen në bazë të trashëgimtarëve, prona këto të lënë nga pronësia e babait. Përfitimet nga paga për vitin 2011 për z.Cuku dhe bashkëshorten e tij nga puna e tij si Shef i sektorit të pastrimit të parave në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit dhe të bashkëshortes si Inspektore në Drejtorinë e Tatimeve Tiranë arrijnë në 940.356 lekë dhe 651.249 lekë, shtuar këtu dhe një overdraft në vlerën 200.000 lekë marrë nga vetë ai në periudhën 2010.

Jorgo, me bono thesari

Gjergji Jorgo, Në deklarimin e dt.31/03/2011 periudhë në të cilën Jorgo ishte zv.Drejtor në drejtorinë e policisë së qarkut Tiranë, do të deklaronte se ka shtuar kursimet. Bono thesari dhe kursimet nga të ardhurat janë dy zërat e përmendur në deklaratën e tij për vitin 2011, përfitime në vlerën 200.000 lekë, 325.271 lekë të fituara nga interesat e bonove të thesarit si dhe 1.000.000 lekë nga të ardhurat vjetore. Për vitin 2011 Gjergj Jorgo ka përfituar pagën 1.687.260 lekë përfshi shpërblime dhe honorare, 687.753 lekë paga e bashkëshortes si dhe 203.148 lekë të ardhura po të bashkëshortes si shpërblim duke qenë se ajo bën pjesë dhe si anëtare në këshillin mbikqyrës të trajtimit të studentëve “Vlora shpk”. Bashkëngjitur deklarimit të Jorgos, është dhe ai i djalit të tij Jugert Jorgo, i cili bën pjesë në administratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për periudhën 2011 që përfshin dhe ky deklarim. Paga e tij neto kap vlerën e 76.920 lekë, 8700 euro janë fituar nga punësimet në Itali e ndërsa po në 2011 Jugerti ka shpenzuar 320.000 lekë për blerjen e një automjeti “Reno” me vit prodhimi 2005.

Ajet Ibro, i emëruar drejtor në drejtorinë e qarkut të Gjirokastrës në deklarimin e tij për vitin 2011 në funksionin e drejtorit të administratës në departamentin e Kufirit dhe të Migracionit deklaron se ka shtuar depozitat në banka, ka prenotuar apartament dhe ka aplikuar për kredi. Depozitës në Bankën Intesa San Paolo i është shtuar shifra prej 1000 dollarë, duke e çuar në total në 51.000 dollarë të kursyer, gjithashtu ka prenotuar një apartament në Vlorë në vlerën 37.500 euro. Po gjatë këtij viti z.Ibro deklaron se 25.000 dollarë ka paguar këstin e apartamentit të prenotuar në qytetin bregdetar të Vlorës si dhe ka nisur procedurat për marrjen e një kredije në vlerën 3.000.000 lekë pranë bankës Raiffaisen, proçedurë e cila në kohën e deklarimit shënohet si e pa përfunduar me proçedurat bankare. Kursimet e mëparshme në vlerën 51.000 dollarë si depozitë në bankë, kthehen në CASH në vlerën 52.000 dollarë me arsyetimin e krusimeve familjare, ndërsa 4000 euro janë përdorur në 2011 për blerjen e një automjeti. Përfitimet nga paga për periudhën 2011 arrijnë në vlerat 940.164 lekë, shtuar 1000 dollarë përfitim nga interesat pranë depozitës në INSP bank, 9000 lekë shpërblim në drejtorinë e përgjithshme si dhe 480.042 lekë nga paga e bashkëshortes e cila punon si mjeke stomatologe në ASHR, Tiranë.

drejtuesit e policise me kredi

Furriku, borxh te ndërtuesi

Muharrem Furriku, është emëruar drejtor në qarkun e Lezhës më 05/11/2010 ndërsa deklarimin e tij e ka dorëzuar pranë ILDKP-së më 29/03/2012, ku në deklaratën e tij të fundit shprehet se për vitin 2011 ka blerë me kredi një shtëpi në rr.Sadik Petrela, Tiranë me sipërfaqe 97 m2, me një vlerë prej 65.960 euro. Sipas tij burimi i të ardhurave për të blerë këtë shtëpi është një kredi e marrë pranë BKT me shumën 4.500.000 lekëve, ndërsa për diferencën zoti Furriku deklaron se do t’ia likujdojë firmës. Të ardhurat nga paga e tij për vitin 2011 arrin në vlerën 1.218.227 lekë, shtuar këtu dhe pagën e bashkëshortes me vlerë 485.500 lekë. Kredia prej 4.500.000 lekësh marrë nga zoti Furriku, i përket një kredie të ndarë në shifrat 2.589.000 dhe 2.000.000, të marra në periudhat 13/06/2011 dhe 15/11/2011 e cila aktualisht nga shifra prej 4.500.000 lekësh ka mbetur pa u shlyer dhe 3.941.000 lekë.

Gjergji, 4 vite pa deklarim

Hasan Gjergji, drejtori i qarkut Dibër dhe ish-shef i komisariatit numër 4 në Tiranë më 17/09/2007. Koha kur ka bërë dhe deklarimin e tij të fundit pranë ILDKP-së deklaron si të ardhura 459.000 lekë nga 01/01/2007 e deri në përfundim të detyrës në këtë komisariat më dt.11/09/2007. Të ardhura nga bashkëshortja Etleva Gjergji, e cila dhe kjo punon në policinë e shtetit për periudhën 01/01/2007 e deri më 11/09/2007 I përkasin shumës 102.000 lekë. I komanduar në Dibër pas shkarkimit të Shemsi Prençit ende pranë ILDKP-së nuk ka dorëzuar deklarimin sipas detyrimeve ligjore të funksionarit në detyrë.

Boxhaj dhe Zyberi, vetëm rroga

Arjan Boxhaj, i emëruar drejtor i policisë së Fierit në deklaratën e tij të fundit dorëzuar më 20/03/2011 deklaron të ardhurat nga funksioni i mëparshëm si zv.drejtor i policisë së qarkut të Beratit vlerën 1.096.351 lekë si pagë dhe shpërblime. Kjo vlerë shtohet me 475.010 lekë nga paga e fituar prej bashkëshortes në detyrën e saj pranë autoritetit kombëtar të ushqimit.
Ylber Zyberi, i emëruar në drejtorinë e qarkut Berat në funksionin e drejtorit të Policisë në deklarimin për vitin 2011 dorëzuar më 10/03/2012, ka deklaruar vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes si përfitim në
vlerën 1.420.000 lekë.

(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë