Pasuritë nënujore të UNESCO, Auron Tare zgjidhet kryetar i Këshillit Shkencor e Teknik

Pasuritë nënujore të UNESCO, Auron Tare zgjidhet kryetar i Këshillit Shkencor e Teknik

Ditën e djeshme në selinë e UNESCO-s në sesionin e radhës së vendeve anëtare të Konventës së 2001 mbi Pasurinë Kulturore Nënujore Botërore u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Shkencor dhe teknik të kësaj Konvente.

Me propozimin e përfaqësimit të Argjentinës mbështetur nga Franca dhe Meksika, Këshilli Shkencor dhe Teknik i Pasurive Botërore Nënujore të UNESCO-s votoi Auron Tare si Kryetar të këtij organizmi të rëndësishëm.

Votimi ishte unanim pa asnjë votë kundër në prani edhe të sekretariatit të UNESCO-s si dhe të Drejtores së Përgjithshme të Pasurive Botërore të UNESCO-s. Ky pozicion i larte 4 vjeçar është një mundësi e madhe jo vetëm personale, por në radhë të parë për të mundësuar një vëmendje më të madhe për Trashëgiminë Kulturore Shqiptare.

Duke falënderuar të gjithë ata që me kanë mbështetur në rrugën e gjatë të përpjekjeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore mendoj se ky vlerësim i takon në radhë të parë të gjithë atyre profesionistëve, dashamirësve të trashëgimisë në Shqipëri që luftojnë dhe përpiqen për mbrojtjen e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë