Pasuritë përrallore të deputetëve, Adriatik Doçi: Përgjigje për Dash Shehin dhe torollakun Edi Paloka

Pasuritë përrallore të deputetëve, Adriatik Doçi: Përgjigje për Dash Shehin dhe torollakun Edi Paloka

Dashamir Shehi dhe Edi Paloka

Dash Shehi është ndër politikanët e rrallë, për të cilin kam një respekt të veçantë. I thjeshtë, babaxhan, i ditur dhe i pa akuzuar kurrë për ndonjë abuzim. Por, kjo nuk ka shumë rëndësi kur raporton dhe informon publikun.

Z. Shehi dorëzoi mandatin e deputetit në mars 2019 për arsye që dihen dhe u rizgjodh në zgjedhjet e prillit 2021. Për rrjedhojë, sipas ligjit për pasuritë, duhet të deklaronte edhe një herë të gjitha pasuritë nga fillimi, pra para fillimit të punës si ligjvënës.

Mes të tjerave, deklaron prona me vlerë 4 milionë USD, të njohura nga gjykata. Këtu mund të gjeni shkrimin e plotë, ku unë kam bërë një pasqyrim mekanik të deklaratës, pasi Shehi është deputet dhe personazh publik, ndaj pasuria e tij përbën interes dhe zgjon natyrshëm kureshtje, edhe sikur të mos deklaronte asgjë.

Shikoni shkrimin dhe deklaratën për të dalluar të vërtetën. (Shkrimi i publikuar në Shqiptarja.com)

Nuk kam bërë asnjë koment se si Dash Shehi e ka krijuar pasurinë. Por, besoj se pasuria e tij nuk ka lidhje me aktivitetin politik.

Dash Shehi kishte bërë sot një reagim, ku pretendon se raportimi mbi pasurinë e tij është i deformuar dhe se kemi të bëjmë me shpërdorim të të dhënave personale.

Mendoj se asnjëri pretendim nuk qëndron.

Së pari, deputeti nuk ka imunitet për mbrojtjen e të dhënave personale pasi ligjvënësi ka detyrim ligjor të plotësojē formularin e vetëdeklarimit, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Ky formular është publik në faqen e KQZ, ku mund ta shikojë kushdo.

Së dyti, unë kam thënë se Dash Shehi deklaron mbi 4 milionë euro pasuri. Vetë z. Shehi thotë se ka më shumë se sa 4 milionë USD.

'Mbi 4 milionë USD' dhe 'më shumë se 4 milionë USD', a nuk janë e njëjta gjë?!

Dua të besoj se z. Shehi mund të mos ketë qenë esëll kur ka shkruar reagimin, gjithnjë nëse e ka shkruar vetë.

Për Edi Palokën

Në artikullin raportues i kushtohen disa rreshta edhe deputetit Edi Paloka, i cili është bërë pronar i disa tokave në Kavajë, të trashëguara.

Pasqyrimi, siç e shikoni, është mekanik dhe i ftohtë. Shikoni deklaratën dhe shkrimin për të dalluar të vërtetën.

Është e dyta herë që Edi Paloka reagon nē mënyrë agresive dhe kërcënon me proces gjyqësor, me anë të një gjuhe ordinere dhe burgu, në përpjekje për të frikësuar median.

Në të dy rastet, sulmon njerëz të tjerë, pa asnjë lidhje dhe influencë me shkrimin, në rastin konkret z. Carlo Bollinon, vetëm sepse është botuesi dhe ka thënë disa të vërteta për Sali Berishën dhe veprimtarinë e tij.

Unë shkruaj disa artikuj në javë bazuar në dokumente, pa asnjë konsultim, pa asnjë direktivë, pa asnjë diktim. Ata që më rrethojnë dhe më njohim e dinë.

Reagimi i Palokës reflekton mentalitetin berishist.

Përgjigja për Edi Palokën është kjo: Vetëm një politikan torollak si ju mund të ketë iluzionin se mund të më frikësojë mua me padi në gjykatë.

Shpresoj të mbash fjalën dhe të bësh padinë. Do vij vetë në çdo seancë.

A e ke deklaruar çmimin e saktë të një makine që ke sjellë nga jashtë pa paguar detyrimet doganore, pse je futur ditët e fundit në derën e SPAK dhe a merr dot më vizë në ambasadën e SHBA?!

Të dhënat për pasuritë e Edi Palokës dhe Dash Shehut

 

Të dhënat për pasuritë e Edi Palokës dhe Dash Shehut

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaq!: 28/12/2021 19:38

    Vetem nje gje kam une. JU LUTEMI SHUME qe kete gjoja partine pd te mes e quani pd, por "ORGANIZATA TERRORISTE pd" dhe kryetaret e tyre, kryekrimineli dhe kriminelet. Kaq!

    Përgjigju
  • gora: 28/12/2021 05:37

    jo kishte Enveri ,ishikoni keta alabaket qe e lane popullin me gishte ne goje e slargohen nga politika me asegje hyyy plera

    Përgjigju
  • Sokoli: 27/12/2021 08:43

    Bravo Adriatik

    Përgjigju
  • Bora: 27/12/2021 08:27

     Dhe une I lexoj me kenaqesi shkrimet e gazetarit Adriatik Doci. Shpresoj te jete e te mbetet I pandikuar ne punen e tij, megjithese e di qe ne Shqiperi eshte mission i pamundur. Sa per Dash Shehi, nuk me duket ndonje qenie intelligente sa here kam rastisur neper debate ne TV. Por dua te ve ne dukje dicka qe gazetari dhe gjithe komentuesit me poshte e kane anashkaluar...si i mori pronat disa milioneshe politikani Shehi kur te gjithe e dime qe njerezit jane bere lesh me pronat keto 30 vite e e vrare e terhequr zvarre neper zrpp, kadastra e gjykata? Sa ka te tjere pronare te ligjshem si puna e tij qe nuk I kane pronat pre j 30 vitesh e kane ngel dyerve te gjykatave e sa raste fallsifikimesh e mbivebdosjesh pa fund? Mendoj se pronat Dashi I mori duke qene ne politike per interesin e tij personal, se leshin si gjithe te tjeret do kishte marre dhe ai...une s'ka ndonje respect per te. Me duket vec nje parazit me shume si gjithe politikanet e tjere, e gjithmone eshte bere deputet me listat e votat e partive te tjera.

    Përgjigju
  • Tami: 26/12/2021 22:13

    Ky e meriton titullin Gazetar. Model i gazetarise. Trim, i paanshem, kurajoz dhe shume profesional. Shume Respekt dhe mirenjohje !

    Përgjigju
  • Grupi: 26/12/2021 21:54

    Pyete Edi Paloken qe eshte edhe bixhozxhi i semure se cfare e lidh me bandite nga burreli te denuar ne itali dhe me emra te ndryshuar. A i futi ne pune ne policine e shtetit, prokurori tatim taksa etj gjate kohes qe ishte PD-ja ne pushtet. A po i perdor prape neper mitingje te dhunshme dge per boduguard. Zoti gazetar mos e quaj vetem torollak Paloken, por keqberes, ordiner dhe langaraq.

    Përgjigju
  • vlora1: 26/12/2021 19:00

    Adriatik Doci eshte nga te rallet gazetar ku nuk le shkrim pa i lexuar

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 26/12/2021 17:56

    Edi thuthuqi I PD se ? Ai eshte ministri i ri I kultures kur organizata e tij terrorriste te marri pushtetin me dhune bashke me heroin e kuksit Mul Noka.

    Përgjigju
  • 007: 26/12/2021 17:49

    Te lumte gazetar kurajoz. Edi Paloqja ka dhe me.Pasuri te fituar nga trafiku i heroines se bashku me Daut Kadriovskin ose Kadri Mehmetin Shtepia e laboratori i droges ne Allias ishte shtepi e dyte e Paloqes. Mbas artestimit te Kadriut Paloqja zbatoi kodin e MAFIES zjduku provat helmoi bashkejetuesen e Trafikantit Dilen…..,

    Përgjigju
  • Cubel breca: 26/12/2021 17:04

    Gazetaret e repor tv jan heronj nuk jan sahanlepires si disa te tjer. Ju thoni shum te verteta pamvarsisht se sju pelqen ketyre politikaneve tan qener rrugac dhe kriminela. Keta qener me ne krye sali halen jan shum jo vetem keta nuk ka burg qe i mer ne dorezim. Ishalla sesht e larget dita qe ti shohim pas hekurave.

    Përgjigju
  • urani: 26/12/2021 16:40

    Sa per Dashin them qe nuk eshte i keq por pianec dhe pianecet ne pergjithesi keshtu jane.... Nersa Paloka eshte komplet RRK dhe eshte fatkeqesi per politiken qe mban gomere te tille.

    Përgjigju
  • Qpqp: 26/12/2021 16:24

    Dua të besoj se z. Shehi mund të mos ketë qenë esëll kur ka shkruar reagimin, gjithnjë nëse e ka shkruar vetë. Kjo eshte etike profesionale. Bravo!

    Përgjigju
    • Luli: 27/12/2021 11:41

      Po pyete dash shehin ku e gjeti minjeren qe ka ne pogradec ja fali babai me kriminelin qe e mbane si shofer qe eshte akuzuar per ilir grecin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!