Patëllxhani, mbron qelizat
e trurit nga dëmtimi

Patëllxhani, mbron qelizat<br />e trurit nga dëmtimi
TIRANE - Patëllxhani më së shumti është i përfshirë në kuzhinën turke, marokene, greke dhe italiane. Kjo perime ka frytë ushqyese dhe të lëngshme, ngop shpejt dhe është zëvendësim i shkëlqyer për mishin. Tek në rritet patëllxhani  i zi, i cili në fakt ka ngjyrë vjollcë të mbyllur por në varesi nga lloji mund të ketë edhe ngjyrë të verdhë dhe të gjelbër, dhe të ketë formë të rrumbullakët ose të zgjatur.

Është i pasur me celulozë dhe është i shkëlqyer për organet e tretjes, si dhe me pektinë e cila ul nivelin e kolesterolit në gjak. Ky ushqim është veçanërisht i shëndetshëm për zemër sepse përmban sasi të madhe të kaliumit dhe normalizon tensionin e gjakut. Vepron si antialergjen dhe antioksidant, mbron qelizat nga kanceri, nxit punën e zorrëve, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, parandalon sedimentimin e ujit në organizëm.

Më e rëndësishmja është që patëllxhani të jetë i freskët. Zgjidhni ata me madhësi mesatare sepse përmbajnë më pak fara që shkaktojnë shije të idhët. Sipërfaqja duhet të jetë e shkëlqyeshme, e lëmuar dhe e fortë, pa demtime dhe njolla, ndërsa kërcelli të ketë ngjyrë të theksuar të gjelbër. Brendësia është e bardhë, dhe nëse ka nuancë të gjelber do të thotë që patëllxhani ende nuk është pjekur.

Të plotë i ruani në frigorifer deri pesë dite, në pjesën për  perime dhe në qese plastike. Bëni kujdes të mos jenë afër mollëve, të cilat prodhojnë etilen dhe përshpejtojnë vjetrimin.
Për shkak të strukturës sfungjerore thith shumë vaj. Këtë do ta lehtësoni nëse para fërgimit i preni në kube apo feta, ku çdo copë e kripni dhe i lini të qëndrojnë rreth 30 minuta. Në atë mënyrë do të ketë shije më të mirë sepse avullohet lagështia, dhe me të edhe shija e ithët.

Patëllxhanët janë të pasur me fibra dhe me pak karbohidratë të tretshme. Kjo do të thotë se ata janë të dobishëm në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në kontrollin e thithjes së glukozës. Kjo i bën ata një zgjedhje të mirë në ushqim për njerëzit me diabet të tipit 2. Patëllxhanët janë të pasur me fibra dhe ujë dhe për përmbajtje të ulët të kalorive duke i bërë ata një ushqim ideal për përfshirjen në dietë për humbje peshe.

Megjithatë, mos i gatuani të skuqura, sepse kanë aftësi të thithin shume vaj duke u bërë shumë kalorike. Mund t’i hani patëllxhanët me lëkurë, pasi tek lëkura është vendi ku shumica e fibrave është e përqendruar. Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave patëllxhanët ndihmojnë në sistemin e tretjes për të punuar mirë dhe me lehtësi në rastet e kapsllëkut.

Disa ekspertë besojnë se ngrënia e patëllxhanëve ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe kancereve të tjerë të traktit tretës. Patëllxhanët përmbajnë sasi oksalate. Një efekt i dëmshëm i tyre është se shkaktojnë nivele të koncentruar oksalatë në trup duke u kristalizuar, gjë që sjell probleme të caktuara të kujdesit shëndetësor. Kjo është arsyeja pse njerëzit me probleme me veshkat ose të dyshuar e të patrajtuar apo me probleme në fshikëzën e tëmthit duhet të shmangin konsumin e patëllxhanëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar