Patate me mish të grirë në furrë
Përbërësit:
- 1 kg mish i grirë viçi
- 2 qepë të mëdha
- 4-5 thelpinj hudhër
- 4 patate mesatare
- 5 vezë
- 250-300 gr djathë kaçkavall
- 2-3 lugë gjelle majdanoz i grirë
- 1 lugë çaji paprika e ëmbël
- 1 lugë çaji piper i zi
- Kripë sipas shijes
- Vaj ulliri ose vaj luledielli
Përgatitja:
Ziejmë patatet për 6-8 minuta në ujë me pak kripë. Në një tigan të madh skuqim mishin e grirë derisa të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë qepët e prera hollë dhe hudhrën dhe vijojmë me kaurdisjen derisa qepët të zbuten. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe paprika. Në një tigan tjetër skuqim lehtë patatet me pak vaj dhe pak kripë derisa të marrin ngjyrë të artë. Bashkojmë mishin me patatet. Rrahim vezët me majdanozin e grirë, pak kripë dhe pak piper. Hedhim përzierjen e vezëve mbi mishin dhe patatet, sipër shpërndajmë djathin e grirë dhe e vendosim në furrë për pak minuta, derisa vezët të mpiksen dhe djathi të shkrihet.
Komente











