Patëllxhanë furre me domate dhe djath
Përbërësit:
2-3 patëllxhanë të mëdhenj ( varet nga tava)

pak vaj ulliri
kripë dhe pak borzilok të thatë
220 gr mozzarella
3 domate ( mesatare)
4 lugë gjelle pure domate
borzilok ( të freskëta)
Përgatitja:
Pastrojmë patëllxhanët dhe I presim ato në feta të holla dhe I vendosim në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje I spërkatim me kripë dhe vaj ulliri dhe pak borzilok të thatë dhe I vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta.
ndërkohë presim mozzarellën në kubikë të vegjël. Presim domatet në feta rrumbullake dhe I marinojmë me kripë dhe borzilok.Në një tepsi drejtkëndeshe të vogël pasi të kemi lyer me vaj ulliri. Vendosim rreth e qark saj feta patëllxhanë të pjekura duke nisur vendosjen nga mesi dhe duke I nxjerr ose jashtë mureve të tavës.
Pasi të jetë mbuluar komplet tava shpërndajmë disa kubikë mozzarella të cilat I mbulojmë me 2 lugë gjelle pure doma e më pas mbi salcë mublojmë sipërfaqen me feta domate të marinuara mbi domatet e marinuara shpërndajmë përsëri kubikë me djath mozarrella. Vazhdojmë mbulimin me feta patëllxhanë të pjekura e më pas përsëri në feta domate të marinuara. Mbulojmë qëndrën e tavës duke kthyer anët e patëllxhanëve që dalin jashtë tavës. Pasi mbulojë anët I lyejnë ato me pure domate lehtë dhe në fund I spërkatim me djath parmixhano vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 15 minuta.
D.M./Shqiptarja.comKomente

