Patëllxhanë me domate

Përbërësit:

  • 4 patëllxhanë
  • 1 thelp hudhër
  • 2 domate të mëdha
  • Borzilok
  • Djathë mozarela

Përgatitja:

Patëllxhanët i presim në feta, i marinojmë në kripë edhe i vendosim në tavë të piqen derisa të marrim ngjyrë. Në tigan shtojmë vaj ulliri, hudhrën e grimcuar, borzilok, domatet e grira edhe e ziejmë derisa domatet të treten. Shtojmë patëllxhanët e pjekur, i përziejmë mirë që të vishen nga salca, shtojmé sipër pak thërrime djathi mozarella që të shkrijnë nga nxehtësia edhe e shërbejmë me gjethe borziloku.