Patëllxhanë me kos dhe hudhra

Përbërësit:

4 patëllxhanë

3 thelpinj hudhër

600 gr kos

Majdanoz

Kopër

Piper i kuq

Kripë, piper i zi

Vaj për skuqje

Përgatitja:

Fillimisht presim patëllxhanët në feta dhe i vendosim në një tas me ujë të ftohtë me pak kripë  për rreth 1 orë. Ndërkohë në një tas vendosim kosin, hudhrat e prera në fetaza dhe kripë. E vendosim kosin në frigorifer në mënyrë që të aromatizohet me hudhrën. Largojmë patëllxhanët nga uji dhe i thajmë me letër kuzhine. I spërkasim me kripë dhe i kalojmë në një tigan me vaj për skuqje. I skuqim derisa të marrin ngjyrë të artë të theksuar dhe i vendosim në kosin e aromatizuar me hudhër. E spërkasim në fund me pak piper të kuq dhe bimë aromatike sipas dëshirës.