TIRANË- Në bazë të legjislacionit, çdo patentë përmban 20 pikë, të cilat duhet të hiqen në funksion të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Neni 120/1 i Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, është ajo pjesë e legjislacionit, e cila shpjegon këtë procedurë. Ndërkaq, praktika e heqjes së pikëve të patentës është shumë pak e njohur për publikun, pasi është një praktikë pothuajse, e cila nuk aplikohet pothuajse fare.
Nga ana tjetër ekziston një VKM nr. 543, datë 13.06.2013, sipas të cilit bëhet e ditur numri i pikëve që hiqen, në rast shkelje të rregullave të caktuar të qarkullimit rrugor. Fakti që sistemi i heqjeve të pikëve nuk është aplikuar në mënyrë efikase, për të mos thënë fare, është ndërtimi gjuhësor i pikave 1 dhe 2 i nenit 120/1. Në kuadër të forcimit të legjislacionit, Mnistria e Transportit dhe Infrastrukturës ka propozuar disa ndryshime për nenin 120/1, në mënyrë që sistemi i heqjes së pikëve në rast shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor, të kthehet në një praktikë efikase, ku në thelb është siguria e qytetarëve. Nëse një qytetar i pajisur me patentë, i hiqen 20 pikë, ai humb patentën dhe detyrohet sipas ligjit të kalojë provat teorike dhe praktike, për ta rimarrë atë.
Ndryshimet
Në nenin 120/1 propozohet të bëhen ndryshime në fjalinë e fundit të pikës së parë të tij dhe e gjithë pika 2. Pra në pikën 1 të këtij neni fjalia “Tregimi i sasisë së pikëve është i lidhur me çdo shkelje dhe duhet të rezultojë nga procesverbali i konstatimit të shkeljes i agjentëve verifikues” propozohet të bëhet “Tregimi i sasisë së pikëve është i lidhur me çdo shkelje dhe duhet të rezultojë nga vendimi i komisionit të organit epror të agjentit verifikues.”. Sipas këtij ndryshimi që propozohet, heqja e pikëve të patentave në rast shkeljeje, nuk do të jetë më kompetencë e një funksionari të vetëm, por e një komisioni më të lartë në hierarki.
Ndërsa, pika 2 e këtij neni, ku thuhet se “Në rastin kur konstatohen njëkohësisht më shumë se një shkelje e normave të sjelljes në zbatim të kërkesave të pikës 1 të këtij neni, mund të zbriten maksimumi 15 pikë. Dispozitat e kësaj pike nuk zbatohen në rastet, në të cilat është parashikuar pezullimi ose revokimi (heqja) e lejedrejtimit.” propozohet të ndryshohet në fjalinë “Në rastin kur konstatohen njëkohësisht më shumë se një shkelje e normave të sjelljes në zbatim të kërkesave të pikës 1 të këtij neni, zbriten maksimumi 15 pikë.”.
Në këtë mënyrë heqja e 15 pikëve të patentës, në rast se janë bërë më shumë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, bëhet fakt i kryer. Nga ekspertë të Transportit ky ndryshim, që propozohet të bëhet për nenin 120/1 të Kodit Rrugor, u argumentua me faktin se paqartësia gjuhësore ka sjellë kontradikta, për sa i përket kësaj pjese të legjislacionit.

Faksimile e VKM VKM nr. 543, datë 13.06.2013/ Faksimile e tabelës së pikëve të patentës, që parashikon legjislacioni të hiqen, në rast shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor. (Në të djathtë të tabelës)

LAJMET MË TË VLERËSUARA