Patentat e reja do të jenë prej polikarbonati, të përbëra nga jo më pak se 4 shtresa, të garantojnë jetëgjatësi më shumë se 10 vjet dhe të përshtatshme për gdhendje me lazer. Ministria e Transporteve ka zbardhur elementet grafike, elementet e sigurisë dhe kërcënimet ndaj sigurisë fizike të lejeve të drejtimit.
Në anën e përparme, në krahun e majtë, mbi fotografinë e mbajtësit do të vendoset shenja dalluese e shtetit shqiptar, harta e Shqipërisë si dhe të dhënat e personalizuara të mbajtësit. Në anën e përparme, poshtë, në krah të majtë do të vendosen elemente optike të ndryshueshme. Të dyja anët e leje drejtimit do të kenë sfond kompleks me elemente kundër kopjimit me skanim dhe printim me efekt ylberi duke përfshirë “guilloche”. Ngjyra bazë do të jetë ngjyra rozë e shoqëruar me blu të hapur. Në pjesën e pasme, majtas, do të ketë dhe barkod QR që do të përmbajë informacion lidhur me lejedrejtimin përkatës.
Një prej elementeve kryesore të sigurisë do të përbëhet nga mikroteksti “REPUBLIKA E SHQIPË-RISË” dhe do të vendoset poshtë fjalëve “LEJEDREJTIMI” dhe “REPUBLIKA E SHQIPËRISË”. Personalizimi i të dhënave të mbajtësit të leje drejtimit do të kryhet me gdhendje me laser dhe me reliev. Në zonën e fotografisë të mbajtësit të lejedrejtimit, dizenjo e sigurisë e sfondit të leje drejtimit dhe fotografia duhet të mbivendosen dhe ndërthuren në mënyrë graduale pa konture të dukshme. Do të përmabjnë edhe shkrime të tipit mikrotekst (shkrime të imta të lexueshme me anë të zmadhimit me lupë here 10). Elementet do të përcaktohen nga DPSHTRR-ja.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com