Patentat, Haxhinasto: Qytetarët
të raportojnë rastet e korrupsionit
Qytetarët nuk do të përballen më me procedura të tejzgjatura për pajisjen me patenta dhe leje qarkullimi për automjetet që drejtojnë apo posedojnë.
Qytetarët nuk do të përballen më me procedura të tejzgjatura për pajisjen me patenta dhe leje qarkullimi për automjetet që drejtojnë apo posedojnë. Garancia është dhënë nga ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, i cili theksoi se qeveria po synon të eleminojë burokracitë.
Ai zhvilloi dje një inspektim në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë. Në prani edhe të funksionarëve dhe punonjësve të kësaj drejtorie, Haxhinasto pa nga afër shërbimin që i ofrohet qytetarëve ku dhe theksoi se janë bërë përmirësime të dukshme në këtë drejtim.
Ka një përmirësim të dukshëm të punës në këtë institucion por ka vend edhe për ndërhyrje të mëtejshme. Këto ndërhyrje kanë filluar të bëhen që me ndryshimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor, janë disa masa të cilat ndodhen aktualisht në Parlament për t’u miratuar në kuadër të ndryshimeve të Kodit Rrugor, tha ai.
Gjithashtu disa hallka të tjera në proçesin e shërbimeve që ofrohen këtu mund të thjeshtohen, madje edhe të eliminohen fare pasi ka vend për ta përmirësuar shumë shërbimin si cilësi, për të shkurtuar kohën e këtij shërbimi.
TransparencaKëtu ka patur një progres të madh edhe për transparencën e shërbimit, megjithatë unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që marrin shërbime, në raste të papërgjegjshmërisë nga individë të caktuar për korrupsion apo për kërkesa të paligjshme për shërbimet që ofrohen, ata janë të lutur që të bëjnë apelimet sipas proçedurave ligjore apo duke paraqitur shqetësimin e tyre në numrin që kemi paraqitur në web sit-in e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.
Kjo bëhet me qëllim që ne të adresojmë dhe të trajtojmë në mënyrë të menjëhershme të gjithë shqetësimet që kanë qytetarët për cilësinë e shërbimeve që iu ofrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor apo degët e kësaj drejtorie si në Tiranë edhe në rrethet e tjera të Shqipërisë, u shpreh Haxhinasto.
Shkrimi u publikua sot(25.09.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
74%
-
Jo
19%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 2597
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush janë 5 finalistët e Big Brother VIP, ja kush e la shtëpinë
19 Maj, 08:36
-
Operacioni i SPAK, Sula: Bandat drejtojnë si zara drejtuesit e policisë, detyrojnë dhe ministrat të çohen në mes të natës për hallet e tyre
19 Maj, 08:30
-
Përçarje në Izrael, ministri i kabinetit të luftës ultimatum Netanyahut: Një plan për qeverisjen e Gazës ose ikim nga qeveria
19 Maj, 08:12
-
Aksident i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, makina futet mes për mes trafik ndarëses! Drejtuesja në gjendje të rëndë
19 Maj, 07:54
-
Lufta/ OKB: 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah
19 Maj, 07:37
-
Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot
19 Maj, 07:23
-
Me kalimin e ditëve...dëshira për hakmarrje rritet...çfarë thonë yjet për ju sot
19 Maj, 07:08
-
Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë, policia në kërkim të autorit (EMRI+VIDEO)
18 Maj, 22:54
-
Dita e muzeve, art në ndërtesat historike të Shkodrës (VIDEO)
18 Maj, 22:50
-
Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll
18 Maj, 22:20
-
Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi
18 Maj, 22:12
-
Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale
18 Maj, 21:44