PATOS- Tre të plagosur është bilanci i një konflikti të çastit të rregjistruar pasditën e sotme në qytetin e Patosit që agravoi nga dhuna verbale në përdorimin e armëve të zjarrit. Burime paraprake bëjnë me dije se shtetasit, Arsen Lutaj, 24 vjec, dhe ,Roland Sanxhaku, janë plagosur me armë zjarri nga dy persona ende të paidentifikuar.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit ku ndodhen në sallën e operacionit, ndërsa raportohet edhe për një person të tretë të plagosur me mjete të forta, identiteti I të cilit nuk dihet ende. Ngjarja ka ndodhur në qëndër të qytezes së Patosit, ku Arsen Lutaj Roland Sanxhaku dhe shoku i tyre janë konflikuar me disa persona të tjerë.