Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka inspektuar sot rehabilitimin e sheshit “Republika” ne qytetin naftëtar të Patosit. Ministrja Gjermeni është shprehur se, ky investim kap një vlerë financimi në 104 milionë lekë të reja, ndërsa është ndarë në disa faza, prej atyre fillestare në sistemimin e kanalizimeve dhe instalimit të rrjetit të nëndheshëm, deri në restaurim të fasadave, ndriçim gjelbërim dhe të gjithë elementet urbane, deri në formën e plotë të qendrës së qytetit.
Ndërkohë kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj, është shprehur se, ky projekt vjen me një risi, e cila është qendra e Patosit modern, duke e ndarë nga e kaluara, jo vetëm në estetikë, por edhe në pjesën arkitekturore dhe funksionale.
Rritja e popullsisë ka sjellë ndryshime për të cilat qendra e mëparshme kishte mbaruar misionin në shërbim të qytetarëve dhe duke nisur nga sistemi i kanalizimeve të nëndheshëm e deri tek ndriçimi dhe gjelbërimi.
Gjithçka është konceptuar në kohën që jetojmë për t’ju përshtatur kohës së tashmë dhe për të mbijetuar në një të ardhme sa më të gjatë Ndërkohë, nisur nga situata e krijuar në këto ditë në fshatrat Marinez, Zharrëz, Belinë, Patos, për shkak të lëkundjeve të tokës dhe dëmtimet në banesat e tyre nuk kanë kaluar pa vëmendjen dhe shqetësimin e Ministres së Zhvillimit Urban, znj. Eglantina Gjermeni.
Gjatë inspektimeve që ajo ka zhvilluar në Patos për investimin e qendrës së këtij qyteti, banorët e kanë pyetur për këto lëkundje të tokës, të cilat janë tërmete nga shpërthimet e kompanisë së naftës.
Sipas Ministres Gjermeni, është ngritur komisioni i eksperteve dhe së shpejti do ketë një konkluzion.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com