Qëllohet me armë zjarri një banesë në lagjen “Dukas” të Patosit në Fier.

Nga te dhenat e para mesohet se ka qene ora 20:55 kur persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme në drejtim të banesës së shtetasit E.H, 58 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Informacioni paraprak 

Në datën 29.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi rreth orës 20:55, në lagjen “Dukas” Patos, është qëlluar me armë në drejtim të banesës së shtetasit E.H, 58 vjeç.

Nga të shtënat nuk ka njeri të dëmtuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Vijon...