Patosi pa spital, banorët: Shteti të
na sigurojë shërbim shëndetëso

Patosi pa spital, banorët: Shteti të<br />na sigurojë shërbim shëndetëso
40 mijë banorët e Bashkisë së Patosit  prej me shumë se 15 vjtësh nuk kane një spital me shtretër, por veçse një qendër shëndetësore për urgjencat.

Në shërbim të qytetarëve  janë  një mjek i përgjithshëm i familjes dhe  dy  infermierë, të cilët punojnë me një sistem 12 orësh.
 
Sipas drejtoreshës së kësaj qendre shëndetësore, Abjola Lamaj rastet më urgjente nisen për në spitalin rajonal të Fieirt.

Përpos kësaj në Patos nuk ka as një maternitet.

Edhe pas kërkesës së drejtorisë për shtim stafi ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Ndërkohë vetë banorët kërkojnë që Patosi të ketë një spital të madh në mënyrë që të marrin shërbime shëndetësore.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë