Patozi: Mazhoranca kërkon të
marrë në tavolinë Bashkinë Vorë

Patozi: Mazhoranca kërkon të<br />marrë në tavolinë Bashkinë Vorë
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi i ka bërë thirrje koalicionit qeverisës që të heqë dorë nga kontestimi i rezultatit në Bashkinë Vorë dhe përpjekjet për të fituar në tavolinë.
 
“PD i kërkon bashkëpërgjegjësve për integritetin e procesit zgjedhor, kryeministrit, Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, që të mos e trashin më shumë zullumin në Vorë, sepse nuk do të munden kurrë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve të shprehur qartë dhe prerë atje. Megjithëse fitorja e kandidatitit të opozitës është e qartë, ka një përpjekje evidente për ta vjedhur atë në tavolinë nga përfaqësuesit e mazhorancës, kryesisht të Lëvizjes Socialiste për Integrim”, bëri thirrje Patozi.
 
Deputeti i PD-së shtoi se situata në KZAZ është e nderë dhe përfaqësuesit e PD-së ndodhen vazhdimisht nën presion pasi në Vorë zhvillohen çdo ditë protesta nga militantë të mazhorancës, që udhëhiqen nga drejtues të lartë politikë të LSI-së.
 
“Ndonëse numërimi i votave për kandidatin përfundoi të hënën në drekë, ka një zvarritje të qëllimshme të procesit të numërimit për këshillin bashkiak, e cila shoqërohet me shkelje të rënda të Kodit Zgjedhor nga përfaqësuesit e shumicës në KZAZ dhe në tavolinat e numërimit”, deklaroi Patozi.
 
Duke folur për pretendimet e LSI-së, Patozi u shpreh se, prej muajit janar deri në mbajtjen e zgjedhjeve ka pasur vetëm 59 rast transferimi qytetarësh dhe jo 500.
“Është fare e qartë se LSI shpreson që ta rrëmbejë fitoren e kandidatit të opozitës duke pasur në mëndje shumica të çuditshme, që mund të krijohen në KQZ apo në Kolegjin Zgjedhor, ndonëse nuk ka asnjë argument ligjor dhe provë që të mbështesë pretendimet e saj”, tha ai.
 
Në fund ai i kërkoi misionit të OSBE-ODIHRi-it në Tiranë dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që të rrisin vëmendjen e tyre ndaj asaj që po ndodh aktualisht në Vorë.
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!