Patozi: Me PS gati për bisedime që nesë

TIRANË – PD nuk ka humbur kohë dhe menjëherë pas takimeve me aleatët ka vendosur të nisë negociatat edhe me socialistët për zgjdhjen e Presidentit të ri.
Në një letër zyrtare dërguar homologut të tij socialist, kreu i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi shprehet se PD është e gatshme për tu takuar nga paraditja e nesërme në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.


LETRA E PLOTË E PATOZIT
“Sic të gjithë e dimë, dje nisi procedura e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Partia Demokratike, si forca kryesore e mazhorancës qeverisëse, e konsideron këtë si një moment solemn, jo vetëm për politikën, por për mbarë publikun shqiptar. Në filozofinë tonë, zgjedhja e Presidentit duhet të shërbejë për ngritjen në një nivel të ri të komunikimit mes forcave politike, por edhe për ngritjen në një stad të ri të emancipimit të shoqërisë sonë demokratike.
Në këtë kontekst, ne jemi të prirur për një proces, sa transparent, aq edhe të qytetëruar, sa gjithpërfshirës, aq edhe serioz e kushtetues, i cili të nderojë secilin prej nesh dhe atë që ne përfaqësojmë.
Duke e konsideruar zgjedhjen e Presidentit të Republikës si një cështje që u takon ta zgjidhin në radhë të parë faktorët parlamentare, Partia Demokratike më ka mandatuar mua së bashku me zotin Edmond Spaho si negociatorë për t`u konsultuar me përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të eksploruar të gjitha mundësitë e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit me një konsensus sa më të gjerë. Për këtë qëllim, ne jemi të hapur, që duke filluar nga nesër paradite, të takohemi me negociatorët Tuaj në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, në ditën dhe kohën që Ju e gjykoni të përshtatshme. Në pritje të një përgjigje nga ana Juaj, gjej rastin t`Ju shpreh konsideratën time më të lartë”, përfundon letrën kreu i grupit kuvendor demokrat.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla