Patozi në Kontrast: Meta do të ruajë kultin e pandëshkueshmërisë, po përfiton nga pasiguria e 'Kushtetueses'! Prova pse ai është drejt shkarkimit

Për kreun e Bindjes Demokratike, mazhoranca por edhe vetë Ilir Meta nuk janë të interesuar për shkarkimin e kreut të shtetit nga Gjykata Kushtetuese.  Për ‘Kontrast’ në Report TV, Astrit Patozi tha se Meta kërkon të ruajë kultin e pandëshkueshmërisë në politikë dhe për këtë arsye aq më pak ai vetë do të donte të bëhej shembull.

Patozi shtoi se Meta po përfiton nga pasiguria dhe ngërçet që ndodhet Gjykata Kushtetuese. Ai shtoi se Presidenti është trembur dhe nga deklaratat populiste ka filluar mbrojtjen përmes këshilltarëve të tij ligjorë.

“Mazhorancës as nuk i prishet dhe as nuk i ndreqet ndonjë gjë duke e shkarkuar Ilir Metën. Por edhe Ilir Meta vetë nuk është I interesuar që të largohet sepse do të ruajë kultin e pandëshkueshmërisë. E gjithë kjo procedurë është kacavjerrje. Stafi i Ilir Metës po sillet me procesin sikur të ishte një kundërvajtje penale, a do marri gjobë apo pezullim patente. Meta ka kaluar nga patetizmi me deklarata për popullin e dy marsit, në një avokati me profil të ulët. Ai po përfiton nga pasiguria që ka Gjykata Kushtetuese pasi edhe kjo vetë është në një lloj ngërçi” – tha Astrit Patozi.

Patozi tha se vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese për Presidentin do të mësohet shumë më përpara sesa afati i 30 ditëve. Kreu i Bindjes Demokratike u shpreh se Ilir Meta ndodhet në një pozicion të vështirë teksa është palë në zgjedhjet e 6 Marsit dhe për këtë arsye shkarkimi do ta dëmtonte.

“Unë mendoj që mënyra se si po sillet Ilir Meta është një provë që është drejt shkarkimit. Ai ka më shumë informacion se sa ne nga Gjykata pasi është palë në proces. Akuzohet se ka shkelur Kushtetutën. Duke pasur intuitën e një politikani rraci ai e ndjen frikën. Por ai nuk e do shkarkimin sepse ka ngritur çarkun e zgjedhjeve që në 6 Mars të arrijë një objektiv politik” – tha Patozi.

I.K/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë