Patozi: Pse opozita nuk thotë asgjë për zvogëlimin e kompetencave të kryeministrit, por vetëm 'Rama ik'?

Patozi: Pse opozita nuk thotë asgjë për zvogëlimin e kompetencave të kryeministrit, por vetëm 'Rama ik'?

TIRANË- Kreu i partisë 'Bindja Demokratike', Astrit Patozi ka hedhur akuza ndaj opozitës, sipas së cilit përtej deklaratave "Rama ik" , pse nuk kërkojnë zvogëlim të kompetencave të kryeministrit, duke qenë se e akuzojnë për qeverisje me arrogancë. 

Për Patozin, është një nevojë e menjëhershme që të ndryshohet Kushtetuta, pasi sipas tij, duhet t'i zvogëlohet pushteti një kryeministri, por në një situatë të tillë, Patozi shprehet se pikërisht këta që thërrasin "Rama ik" nuk thonë asgjë për këtë çështje.

 Ai thekson se 'Bindja' e ka një një platformë serioze për reformimin e plotë të sistemit tonë politik, në epiqendër të së cilës është kufizimi drastik i pushtetit të shefit të ekzekutivit.

"Në këtë vend nuk mund të thuash asnjëherë që e keqja ka prekur fundin, ndaj edhe asgjë nuk mund të parashikohet me siguri.

Me sa duket, dikujt i ka lindur në kokë marrëzia e radhës për të shpëtuar prej Ilir Metës, duke ndryshuar kushtetutën. Në fakt, Shqipëria ka realisht një nevojë ulëritëse për ta prekur kushtetutën, por jo duke kufizuar Presidentin e Republikës. Sepse ne hallin më të madh e kemi me kryeministrin, të cilit duhet t’ia hollojmë sa të mundemi pushtetin dhe t’ia zvogëlojmë kompentencat.

Është e vetmja mënyrë për të reduktuar dëmin që mund të sjellë ai, fillimisht duke deformuar zgjedhjet, e më pas duke sunduar me arrogancë, në vend që të qeverisë normalisht.

Por çudia qëndron se ata, që ngazëllehen me të drejtë në stadium nga thirrjet “Rama ik”, nuk thonë asnjë fjalë për këtë çështje. Ndërkohë Bindja Demokratike ka shpallur prej gati një muaji një platformë serioze për reformimin e plotë të sistemit tonë politik, në epiqendër të së cilës është kufizimi drastik i pushtetit të kryeministrit. Sipas nesh, kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar shoqërinë nga humori dhe shijet banale të udhëheqësve, që shndërrohen gradualisht në përbindësha politikë, duke keqpërdorur privilegjet që i garanton sistemi ynë i dështuar", tha Patozi.

Postimi i ploti i kreut të BD-së, Astrit Patozi

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë