VLORE - Nënkryetari i PD, Astrit Patozi, prezantoi sot në Vlorë kandidatët për deputetë të koalicionit të djathtë "Aleanca për Mirëqenie, Punësim dhe Integrim".
Në fjalën e tij, Patozi ka theksuar se, kjo është faza finale dhe si e tillë kërkon një frymë angazhimi dhe përkushtimi nga e gjithë forca jonë politike.
Duke folur për listën e kanddiatëve për deputetë të partise demokratike, Patozi u shpreh se ajo përfaqëson denjësisht Vloren, pasi vetëm në 5 të paret ka 4 të tillë. Me tej ai vlerësoi kandidaturat e prezantuara nga selia blu për Vlorën, duke i cilësuar ata si lista e fitores në 23 qershor.
“Ardhja e Ramës në Vlorë si kandidat për deputet është një faktor lëvizës i tij, që ecën drejt humbjes. Rama garën tanimë e ka me mua, e pasi të humbi në Vlorë”, deklaroi Patozi, “do të përballet me ne aty si kryetar i grupit parlmanetar te minorancës, e serish do të humbi”.
Duke vlerësuar frymën e përgjithshme të demokratëve si të jashtëzakonshme, Astrit Patozi, theksoi se rruga që aktualisht eshte bere ne Partine Demoktratike te Vlores, e ne gjithe vendin, eshte dëshmi e fitores se padiskutueshme ne 23 qershor”.
Ndersa ka prezantuar më pas kandidatin e Vlorës Ardi Kollozi.
“Fitorja jonë është një ngjarje e sigurtë”, ka theksuar Kollozi, “ndërsa ka vijuar se fitorja do të jetë më e plotë përballë kreut të opozitës, i cili do të shënojë këtë herë humbjen e tij të dytë. Pasi rikonfirmimi ynë në 23 qershor është i sigurtë, si alernativë më e mirë”.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com