Patriarku latin i Jeruzalemit Fouad Twal ka lënë sot Jeruzalemin drejt bregut Perëndimor të Betlehemit, që njihet si vendi i Lindjes së Jezusit, ku do të mbajë pas pak orësh Meshën e Shenjtë.
Patriarku kaloi pikën e kontrollit në Betlehem, aty ku edhe sot u shënuan përleshje mes foracve izraelito-palestineze duke dhënë edhe mesazhin e tij: “Shpresoj që herën tjetër të rrëzojmë këto barriera dhe të ndërtojmë ura duke bërë paqe. Paqja do të vijë vetëm me drejtësinë. Shpresojmë se 2015 të jetë më e mëshirshme se 2014, i cili ishte vit i vështirë”, tha patriarku.
Mijëra burra, gra dhe fëmijë u mblodhën në sheshin kryesor të Betlehemit jashtë Kishës për të pritur Lindjen e Krishtit. Kur mijëra pelegrinë të krishterë udhëtonin drejt Betlehemit, forcat izraelite janë përleshur me palestinezët duke vrarë një prej tyre.
Kjo ka nxitur zemërimin e Hamas i cili nëpërmjet një deklarate të bërë publike në media u ka kërkuar grupeve palestineze të bashkojnë forcat për t’i dhënë fund sundimit të Izraelit në Rripin e Gazës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com