Patriarku rus në Shqipëri, zëdhënësi: Me Anastas Janullatos kemi lidhje të hershme

Patriarku rus në Shqipëri, zëdhënësi: Me Anastas Janullatos kemi lidhje të hershme

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill

TIRANE- Në datat 28-30 prill Shqipërinë do ta vizitojë Patriarku i Rusisë Kirili me ftesë të Kryepeshkopit Anastas. Në një njoftim për mediat nga prifti Aleksandër Volkov, zëdhënësi i Patriarkut të Rusisë Kiril theksohet se dy kishat, mbajnë qëndrime të përbashkëta në përgjigje të sfidave të ditëve të sotme. Zëdhënësi i Patriarkut shprehet se na vjen mirë të shohim ringritjen e jetës fetare në Shqipëri, gjë që pa dyshim po jep fryte të mira për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill, pritet të zbresë në aeroportin e Rinasit, ditën e shtunë nën masa të forta sigurie, ku mësohet se së bashku me të nga Rusia, do udhëtojnë dhe njësi special Ruse, që do garantojnë sigurinë e tij. Gjatë kësaj vizite, kreu i kishës Ortodokse ruse do të ketë takime edhe me presidentin e Republikës, Ilir Meta, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.

Në datat 28-30 prill, me ftesë të Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastas, Patriarku Fort i Shenjtë i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirili do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri.

Dy Kishat kanë shumë dekada që ruajnë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, ku kontribuon edhe përvoja e ngjashme e persekutimeve kundër fesë në shekullin XX. Dhe aktualisht Kishat tona mbajnë qëndrime të përbashkëta në përgjigje të sfidave të ditëve të sotme.

Na vjen mirë të shohim ringritjen e jetës fetare në Shqipëri, gjë që pa dyshim po jep fryte të mira për të gjithë shoqërinë shqiptare. Gjatë vizitës së tij Patriarku Fort i Shenjtë Kirili do të ketë mundësi për të komunikuar vëllazërisht me Primatin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë Anastas, me të cilin ka lidhje të hershme miqësore.

Dy Primatët bashkë me hierarkët dhe klerikët do të zhvillojnë Liturgjinë Hyjnore në Katedralen kryesore të Kishës Shqiptare. Gjithashtu, programi i vizitës parashikon vizitën e Patriarkut Fort të Shenjtë Kiril në Manastirin e Shën Vlashit dhe Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”. Siç pritet, Shenjtëria e Tij do të mbajë edhe takime me përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar.

Zëdhënësi i Patriarkut rus

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë