Futbollisti i spikatur i Mançester Junajtedit, Patris Evra mendon se “Djajtë e Kuq” nën drejtimin e Aleks Fergusonit shumë shpejt do të rikthehen në krye të futbollit anglez.
Junajtedi nuk arriti ta mbrojë titullin e kampionit në këtë edicion, ndonëse ishin sekondat ata që e vendosën kampionin e ri, rivalin lokal të “Djajve të Kuq”, Mançester Siti. Francezi premton se në edicionin e ardhshëm secili futbollist i Junajtedit do të japë maksimumin për të kthyer titullin në “Old Trafford”.
“Çdo futbollist do të japë maksimumin e tij në edicionin e ri. Tifozët do të dëshirojnë të shohin një Junajted të ri, më të fortë se në këtë edicion. Unë kam besim të plotë në Fergusonin, i cili di se çfarë duhet bërë. Në vendimet e tij nuk mund të kesh dyshime”, ka theksuar Evra.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com