Patriotë apo tradhëtarë?!

Patriotë apo tradhëtarë?!

TIRANË- Patriotëapo tradhëtarë?! Kjo pyetje po artikulohet shpesh në opinionin publik shqiptarnë lidhje me kategorinë e personave që në mënyra të ndryshme, në emër të antikomunizmit, u pozicionuan hapur gjatë Luftës së Dytë Botrore kundër Frontit Antifashist Nacionaçlirimtar, duke rënë në prehrin e okupatorëve nazifashistë.

Nuk ke se si të mos indinjoheshkur “mendjendriturit” që duan të shesin krundet për miell, në vendqë ta ushqejnë historinëme fakte të dokumentura, me një diletantizëm mjeran broçkullisin sipas interesave meskine. Padyshim, në realitetin e sotëm politik historia nuk mund të brazdohet në metodologjinë komuniste, por kjo nuk mund të formatohet zyrtarisht as thjesht në këndvështrimin antikomunist.

Nëse politika është kalukulim interesash, historia është distilim faktesh e kundra faktesh që vijnë nga burime të ndryshme informacioni. Nisur nga kjo logjikë, gjykoj se ashtu siç nuk duhet të ketë në një shtet të së drejtës demokraci selektive, po ashtu “kamarierët” e politikës së ditësnuk mund të servirin histori selektive.
Prandaj duhet të kemi kurajon qytetare e morale për t’u distancuar pa asnjë ekuivok nga nga çdo praktikë e teori regresive e së kaluarës, por jo ta rishkruajmë historinë nga pozita regresive. Historinë tonë nuk mund ta ribëjmë.

Të nderosh tradhëtarët e Luftës së Dytë Botrore si patriotë, do të thotë të provokosh ndjenjat antifashiste të një populli që u rreshtua në krah të koalicionit të madh progresiv anglo-sovjeto-amerikan.
Dhe starti i tradhëtisë kombëtare daton më 12 Prill 1939. Për këtë dëshmojnë dokumentat e kohës, por edhe vet okupatorët.
Më 9 prill, - shkruan Jakomoni, - mora një telegram të firmosur nga Musolini: ”Formoni menjëherë një qeveri të përkohshme të përbërë prej7 vetësh, emrat e së cilës ja lë përzgjedhjes suaj. Ky këshill qeverisës, përveç trajtimit të çështjeve të zakonshme, duhet të përgatisë për në datën 12 prill mbledhjen e Asamblesë Kushetuese të Shqipërisë.”

Në fakt, “baballarët e kombit” vepruan pa hezitim.
Po ç’duhet të bësh më tepër për t’u cilësuar tradhëtar se sa të plotësosh detyrat që vinin nga Duçja;të nëshkruash me pushtuesin marrëveshje në dëm të iteresave kombëtare; të marrësh pjesënë organizmat e larta shtetërore ligjvënëse dhe ekzekutive të shtetit fashist; të bashkëpunosh me okupatorët në operacione ushtarake duke kryer masakra; të inkurajosh internimin e mijra njerëzve, duke mos pasur mëshirëas për fëmijë?!Prapa këtyre pyetjeve qëndrojnë emra konkretë.

A nuk janë fakte këto për tëtë mos pasur dilemë se tradhëtarët nuk mund të nderohen si patriotë?!!
Në këtë konteks, e pashë të arsyeshme që opinioni publik të njihet me emrat dhe aktin e atyre që nënëshkruan një nga tradhëtitë më të mëdha kombëtare (gjatë këtij shekulli të shtetit shqiptar kemi hipotekuar jo pak marrëzi ), duke ligjëruar humbjen e sovranitetit kombëtar dhe bashkimin e Shqipërisë me Italinë fashiste nën mbretërimin e Viktor Emanuelit III-të.

Për sa më lart, le t’i referohemi dokumentacionit të kohës.
(gazeta “SHTYPI”nr 570- 576, Tiranë, prill 1939)
Asambleja Kushtetuese Kombëtare, e cila u mblodh në Tiranë më 12 prill 1939, miratoi njëzëri këtëPROCES-VERBAL:
( Sipas Jakomonit, thirrja e kësaj Asambleje dhe data e saj, ishte urdhëruar drejtëpërdrejtë nga Duçja , në telegramin e datës 9 prill)
“Asambleja Kushtetuese Kombëtare, përfaqësuese e popullit shqiptar dhe interprete e vullnetit të tij, e mbledhur në Tiranë më 12 prill 1939 të epokës fashiste, vendosi sa vijon:
Regjimi që ka qenë deri tashti në Shqipëri, ka ramë. Kushtetuta, burim i këtij regjimi, abrogohet.

Krijohet një Qeveri e emnueshme prej Asamblesë, që ka pushtet të plotë.
Asamblea deklaron se populli shqiptar duke e kujtue dhe duke qenë mirënjohës për veprën ndërtimtare të dhënë prej Duçes dhe prej Italisë fashiste, për zhvillimin dhe për përparimin e Shqipërisë, vendos që ta shoqërojë më afrimisht jetën dhe fatet e Shqipërisë me ato të Italisë, duke caktuar me të nyje të një solidarësije gjithmonë më të ngushtë. Marrëveshje të frymëzuara kah kjo solidarësi do të lidhen suksesivisht midis Italisë dhe Shqipërisë.

Asambleja Kushtetuese Kombëtare, interprete e vullnetit të një zërit, ringjalljeje kombëtare të popullit shqiptar dhe si besë solemne për realizimin e tij, vendos që ta ofrojë në formën e një bashkimi personal kurorën e Shqipërisë, Madhërisë së tij Viktor Emanueli III, Mbretit të Italisë dhe Perandor të Etiopisë, për Madhërinë e tij dhe për trashgimtarët e tij mbretërorë.
I ngjitur me verbalin e 10 prillit 1939:
Xhafer Ypi d.v
Anton Beça d.v
Fejzi Alizoti d.v.
Shefqet Vërlaci d.v
Francesco Babuscio Rizzo (sekretar) d.v.
Francesco Jacomoni (ministër) d.v.

U vendos t’i dërgohet telegram falenderimi Duçes.”

Asambleja Konstituante u formua prej parlamentit dhe prej delegatëve që u dërguan nga krahinat e vendit. Delegatët janë:
Për prefekturën e Beratit
1)Hysen Vrioni
2)Hamid Myftiu
3)Dr. Loni Gjini
4)Ferid Vokopola
5)Vangjel Stasa
6)Pilo Papa
7)Zoi Xoxa
8)Qemal Vrioni
9)Sabri Kaltani
10)Bektash Cakrani
11)Gaqi Goxhamani
12)Llaz Bozdo
13)Karaman Vrioni
14)AliKuçi
15)Neki Ruli
16)Subih Vrioni
17)Xhevdet Mehqemeja
18)Visarion Xhuvani

Për Prefekturën e Elbasanit:
1)ShefqetVërlaci
2)Anton Beça
3)Ahmet Hastopalli
4)Dervish Biçaku
5)Ibrahim Biçaku
6)Qemal Karaosmani
7)Shefqet Daiu
8)Ahmet Dakli
9)Taq Buda
10)Mit Papajani
11)Ibrahim Hastopalli
12)Xhavit Biçakçiu
13)Ibrahim Miraku
14)Grigor Nosi
15)Gani Bungo
16)Athanas Floqi
17)Bexhet Hyti

Për prefekturën e Dibrës:
1)Jak Koçi
2)Ramiz Dibra
3)Cen Elezi
4)Shaqir Dema
5)Xhevdet Gumbarçe
6)Abdyl Konjolli
7)Selim Kaloshi
8)Fiqri Rusi
9)Irfan Ohri
10)Jashar Erebara.
11) Dine Dema

Për prefekturënDurrës- Tiranë:
1)Izedin Beshiri
2)Dhimitër Popa
3)Zef Kadarja
4)Ali Begeja
5)Izet Dibra
6)Nexhmedin Qoralliu
7)Eshref Frashëri
8)Mahsar Këlliçi
9)Athanas Shundi
10)Athanas Prosi
11)Murat Begeja
12)Ismail Petrela
13) Shefik Kondi
14)Mubareq Toptani
15) Shahzivar Alltuni
16) Kristaq Zagorida
17) XhaferTaga
18) Abdulla Izeti

Për prefekturën e Kosovës
1) Ismet Kryeziu
2) Qerim Begolli
3) Xhemal Prishtina
4) Halim Spahiu
5) Rrok Berisha
6) Avni Gilani
7)Osman Lita
8)Ahmet Berisha
9)Kol Perolla
10) Ibrahim Jakova
11) Andrea Krasniqi

Për prefekturën e Gjirokastrës:
1)Fejzi Alizoti
2)Salih Toro
3)Mehmet Karagjozi
4)Avni Dabulla
5)Safet Libohova
6)Shefqet Sadullau
7)Timo Gjini
8)Niko Çeçi
9)Jani Dado
10)Niko Pola
11)Sulo Lekdushi
12)Rexhep Plaku
13)Islam Këlcyra
14)Abedin Hasani
15)Hasan Sina
16)Vasil Lek Mito
17)Kristo Harito
18)Safet Karalliu
19)Lame Kareco
20)Mihal Kaso
21)Fuad Asllani
22)Dhimitër Kacimbra
23)Dr.Jani Melo
24)Petro Poga
25)Reis Selfo

Për prefekturën e Korçës
1) Vasil Avrami
2) Xhavit Leskoviku
3) Thoma Orolloga
4) Faik Deshnica
6) Qani Sulejmani
7) Dr. Syrja Pojani
8) Petraq Kondi
9) Selim Mborja
10) Qazim Frashëri
11) Thodoraq Pano
12) Kristaq Kosturi
13) Qemal Ypi
14) Refail Prodani
15) Xhevat Starova
16) Aleko Karanxha
17) Salih Shehu
18) Vangjel Tasho
19) Shefqet Frashëri
20) Dr.Basho
21) Tefik Panariti
22) Behxhet Frashëri

Për prefekturën e Shkodrës
1) Gjon Marka Gjoni
2)Pater Anton Arapi
3)Dom Mikel Koliqi
4)Ndoc Pistulli
5)Ndrek Kaçulini
6)Nush Topalli
7)Kol Nush Topalli
8)Zef Boriçi
9)Mark Kakariqi
10) Kolec Deda
11) Omer Kopliku
12) Abdyl Beg Gramshi
13) Shaqir Omari
14) Omer Rruzhdiu
15) Daut Gjylbegu
16) Zenel Broja
17) Asllan Bekteshi
18) Jak Koçi
19) Lec Çoba
20) Enjëll Serreqi
21) Xhemal Naipi
22) Halit Rroji,
23) Kol Thaçi,
24) Terenc Toçi

Për prefekturën e Vlorës:
1)Ekrem Vlora
2)Ali Asllani
3)Aristidh Ruci
4)Omer Sharra
5)Skënder Denç
6)Sezai Qemali
7)Ibrahim Abdullahu
8)Dr. Dhimitër Vasili
9)Tom Stamoll
11)Dr. Kristaq Shoti
12)Dr. Sezai Agalliu
13)Xheladin Pashë Vlora
15)Leko Bezhani
16)Dr. Kaçelano
Asambleja Kushtetuese caktoi delegacionin zyrtar për t’i dhuruar kurorën e Skënderbeut Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Emanuelit III.
Delegacioni kryesohej nga kryeministri i qeverisë së parë kolaboracioniste, Shefqet Vërlaci dhe përveç anëtarëve të kabinetit, bënin pjesë gjithashtu Dhimitër Berati, ish ministri i Shqipërisë në Romë , si edhe përfaqësuesit e Asamblesë Kushtetuese nga krahinate vendit: Sami Vrioni, Qemal Vrioni, Ferit Vokopola, Pilo Papa, Vangjel Haxhistasa (Berati), Zef Kadarja, Ali Qoralliu, Ismail Petrela, Siri Toptani (Tirana), Dhimitër Popa,Kristaq Zaguridha, Shefqet Çelkupa, Shahsivar Alltuni (Durrësi), Ndoc Pistulli, Omer Kopliku, Kol Bibë Miraka, Mark Kakariqi, Omer Ruzhdiu ( Shkodra), Selim Mborja, Thodoraq Mano, Rafail Prodani, Xhevat Starova (Korça), Reis Selfo, Jani Dado, Niko Tola, Savfet Libohova, Rexhep Plaku, Sulo Gjyberi, Petrit Gega, Burhan Beu, Hiqmet Hadëri, Kristofor Harito (Gjirokastra), Visarion Xhuvani, Dervish Biçaku, Behxhet Hydi, Ibrahim Biçaku, Qemal Karaosmani (Elbasani), Ali Asllani, Kristaq Strati (Vlora), Cen Elezi, Selim Kaloshi, Shaqir Dema, Faik Shehu (Dibra), Ismet Kryeziu, Avni Gjilani, Rrok Berisha (Kosova).

Më 16 prill 1939, delegacioni i Asamblesë Kushtetuese të Shqipërisë, i hipur në 14 karroca, shkoi në Pallatin Mbretëror në Romë, ku i priti Viktor Emanueli III.
Shefqet Vërlaci i lexoi Mbretit këtë mesazh:
“Po vijmë tek Ju të dërguar nga populli shqiptar, që shfaqi dëshirën e tij në gjirin e Asamblesë Kushtetuese, të mbledhur në Tiranë, më 12 prill 1939.
Vijmënë emrin e këtij populli, i cili unanimisht i dhuron Madhërisë s’Uaj me bindje shpirtërore, kororën e Shqipërisë. Kjo kurorë është e denjë për lavdinë t’Uaj pse ka rrethuar kryet e Skënderbeut, Heroit Kombëtar shqiptar, i cili e valviti edhe më parë flamurin e vet praën atij të kombit italian. Me besim në zemër se Madhëria e Juaj do ta pranojë këtë dëshirë të shqiptarëve, po u paraqesim sot dëshminë dhe besimin e besnikërisë dhe atë të të gjithë popullit shqiptar”.

Mbreti perandor u përgjegj:
“Dëshirojmë t’ju shprehim ndjenjat e mirënjohjes sonë për mesazhin që në emër të popullit shqiptar na drejtuat. Jemi të lumtur të presim dëshirën që populli juaj trim e bujar e shfaqi dhe të pranojmë kurorën e Shqipërisë që na dhuron, me të cilën është lidhur kujtimi lavdiplotë i Skënderbeut. Qysh më sot fatet e Shqipërisë janë bashkuar në mënyrë të pazgjidhshme me ato të Italisë dhe betimin e besnikërisë suaj dhe të popullit shqiptar e presim me angazhimin se Qeveria jonë pranoi m’i garantue Mbretërisë sonë të Shqipërisë rendin, respektin e çdo besimi fetar, përparimin civil, drejtësinë shoqërore dhe me anën e mbrojtjes së kufijve tonë të përbashkët, paqen”.

Këta “baballarë” të kombit, sahanlëpirës të çorbës zagolljane dhe puthadorë të klikës musoliniane, që kryen këtë akt të rëndë antikombëtar, historia me të drejtë nuk mund t’i mëshirojë ( me përjashtime të rralla, si rezultat i miopisë politike apo reflektimit radikaltë mëpasshëm të tyre) edhe për vet faktin, se kolaboracionizmi i fëlliqur i tyre me pushtimin gjerman u thellua më tej.

Teksa vitet e fundit po rizgjohet edhe më me vrull një valë e re e maskimit të kolaboracionizmit me velin e disidencës antikomuniste, nisma si ajo e ish kryetares së Kuvendit për të afishuar ekspozita me kontur historik në ambjentet e Kuvendit, ngjallin shpresa se akte të tilla antikombëtare dhe të ndëshkueshme ligjërisht e moralisht , si ky i shitjes hapur së pavarësisë së Shqipërisë nga një grup kryetradhëtarësh të Atdheut, do të gjejnë hapsirën e duhur, ndoshta për të shërbyer si një mësim për përfaqësuesit aktualë të popullit,që mes tyre dhe takëmit të burrave, që do mbesin në jetë të të jetëve frutat nga më të hidhurat në shportën e turpit të historisë kombëtare, ka një vijë demarkacioni.

Përndryshe, herët a vonë, historia nuk do të ngurojë të damkosë sifundrina të saj as dallkaukët e klasës së sotme politike, që do rrëshkasin në batakun e asamblesistëve të 12 prillit, si ata që nënshkruan marrëveshjen e tjetërsimit të hapsirës detare dhe që çuditërisht bilbilosin ende jashtë hekurave të burgut.

Opinionet e autorit jo domosdoshmërisht janë në përputhje me linjën redaksionale të Gazetës.

Shkrimi u publikua sot (12.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit