/ATSH/.- Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, mirëpriti nismën e qeverisë për marrjen në patronazh të një shkolle, duke vlerësuar se ato mundësojnë projektet që i shërbejnë dijes dhe të ardhmes së rinisë shqiptare. Përmes një postimi në Facebook, ministrja Gjosha thotë se është mirënjohëse që shkolla "Ismail Qemali", një nga më të mirat në vend është sot nën patronazhin e saj.

"Mirënjohëse që një nga shkollat më të mira të Tiranës, gjimnazi "Ismail Qemali", ku kam kaluar dy vitet e para dhe më të bukura të shkollës së mesme, është nga sot në patronazhin tim si Ministre. Uroj që sëbashku me nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle të mund të realizojmë projekte që i shërbejnë dijes, i shërbejnë të ardhmes së rinisë shqiptare. Uroj gjithë mësuesit Gëzuar 7 marsin", përfundon postimin e saj ministrja Gjosha.