Patronazhistët/ Anëtarja e KQZ thirrje Yuri Kim: Ndihem e kërcënuar, merrni në mbrojtje të dhënat e mia personale

Patronazhistët/ Anëtarja e KQZ thirrje Yuri Kim: Ndihem e kërcënuar, merrni në mbrojtje të dhënat e mia personale

Helga Vukaj

Anëtarja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Helga Vukaj i kërkon ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë të marrin  në mbrojtje të dhënat personale.

Vukaj në mbledhjen e Komisionit Rregullator tha se ndihej e kërcënuar për shkak dhe të funksionit që ka. 

“Si individ dhe më pas do marr profilin që më takon, në momentin kur dëgjoj që përndjekësi im, apo patronazhisti im që ka luajtur të dhënat e mia deri në numrin e banesës time, imagjinoni sa të rriskuar ndihemi ne të pavullnetshmit.  Unë që nuk  kam dhënë konsensusin askund që të më përdoret ID e të qarkullojnë poshtë e përpjetë këto të dhëna, edhe për hir të deklaratave që bëj si anëtar i KQZ –së të ndihem e riskuar kur përballë kam aureolën mbrojtjëse nga lideri në pushtet ndaj patronazhistëve. Në vend që këta patronazhistë sot të ishin një ndjesë publike për veprimet që kanë bërë ndaj të dhënave personale të gjithësecilit sot këta janë marrë në mbrojtje.  

Më lind automatikisht një thirrje, e vokacion i brenddshëm:  Ju lutem ju lutem struktura ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri. Zonja Kim, ambasadorja e SHBA, zotërinj të tjerë, shkëlqesi që drejtoni organizatat e akredituara në Shqipëri dhe jeni kontributorë në anëtarësimin tonë në NATO – Jam shtetase e në vendi në NATO e nuk kam garanci në mbrojtjen e personale. Ju lutem merrni në mbrojtje të dhënat e çdo shqiptari, përshirë të dhënat e mija. Ndihem e kërcënuar edhe për shkak të funksionit”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin