TIRANË - Është mbyllur marrëveshja mes policisë rrugore të Shqipërisë e policisë rrugore të Kosovës për patrullimet e përbashkëta në rrjetin kryesor rrugor të vendit, me synim kontrollin më të mirë të fluksit në rritje të lëvizjes e të zgjidhjes së shpejtë të problemeve që dalin gjatë gjithë sezonit turistik.
Sipas një plani nga të dyja palët, patrullimet e përbashkëta kanë qenë të fokusuara në akset rrugore kombëtare që lidhin bregdetin shqiptar me rajonet e tjera të vendit, nga ku fluksi i hyrjes së shtetasve të huaj është më i madh dhe mundësia e aksidenteve është evidente. “Kontrolli i përbashkët vlerësohet mjaft pozitiv. Numri i aksidenteve me pasoja të rënda për jetën e njeriut ka ardhur duke rënë, edhe pse ende vazhdon të mbetet mjaft shqetësues, vecanërisht në autostradën e Kombit”, tha për ATA, Ylber Nela, punonjës në drejtorinë rajonale të policisë rrugore.
Ky është viti i katërt që po zbatohet kontrolli i përbashkët i akseve kryesore rrugore mes policive të të dy vendeve. Patrullat policore janë të përbashkëta dhe ushtrojnë kontroll të përbashkët 24 në 24 orë. Numri i patrullave të përbashkëta arrin në 6, ndërsa atyre u bashkohen edhe patrulla të tjera të policisë rrugore vendase. Gjatë muajve korrik – gusht, kur kontrolli ka qenë i përbashkët, janë shënuar 20 aksidente rrugorë, ndërsa ka patur edhe 2 viktima.
Patrullimi i përbashkët i akseve rrugore me policinë kosovare sipas marrëveshjes së përbashkët ka qenë i miratuar për periudhën 1 korrik – 31 gusht.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com