TIRANË - Lulzim Basha në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Bashkia Tiranë për festat e Nëntorit, ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve nga ku ka uruar Festën e Pavarësisë, por edhe 70-vjetorin e çlirimit të vendit nga nazifashizmit.
“Gëzuar ditën e flamurit, gëzuar këtë ditë të madhe të Lirisë. Gëzuar edhe 70 vjetorin e çlirimit.”- u shpreh Basha.
Basha shtoi më tej se dita e sotme është një ditë nderimi për sakrificën e tyre që dhanë jetë, për ditën e Shqipërisë
“Liria si Pavarësi, liria nga pushtimi, liria nga diktatura kërkoi dhe mori sakrifica të mëdha. Nderojmë ata që nuk u stepën para sakrificës.”- tha Basha.
Gjithashtu basha theksoi se kemi përgjegjësinë që idealin e lirisë të mos ia sakrifikojmë kurrë axhendave të ngushta politike, por të luftojmë për t’ia thelluar lirisë së fjalës, së zgjedhjes.
“Duke bërë këtë, nderojmë dëshmorët.”- vlerësoi Basha.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve
Basha homazhe te Adem Jashari, “Shqipërisë nuk i kanë munguar heronjtë”
Në vijim të aktiviteteve për festat e Nëntorit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar edhe homazhe të busti i heroit Adem Jashari.
“Kremtimi i 28 Nëntorit edhe si ditëlindje e heroit, ka domethënie se Shqipërisë dhe trojeve të saj nuk i kanë munguar dhe nuk do t’i mungojnë heronjtë që kanë dhënë gjithçka për çlirimin e vendit.”- tha Basha.
Gjithashtu Basha duke unifikuar ditën e pavarësisë dhe çlirmit më 28 nlëntor u theksoi se nuk do të ishin njësoj pa çlirimin e Kosovës.
Basha homazhe tek busti i Ismail Qemalit: Perkulemi para atit te Pavaresise
Në nder të figurës qendrore të pavarësisë së Shqipërisë në 1912, Bashkia e Tiranes ka kryer një ceremoni në nder të Ismail Qemalit pranë shtatores së tij në Kryeqytet.
Kreu i së djathtës Lulzim Basha theksoi se është një nder për të, që në orën kur para mëse një shekulli u ngrit flamuri shqiptar, të nderohet në Tiranë babai i shtetit shqiptar.
"Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tirana e bëri realitet praninë e përhershme e të përjetshme të Ismail Qemalit, shpallësit të pavarësisë.
Është sot nderi im, në emër të kryeqytetit që sëbashku me qindra qytetarë të Tiranës, në orën që përkon me orën e shpalljes së Pavarësisë 102 vjet më parë, të përkulemi sërish, ashtu si vjet, ashtu si në 100 vjetorin e Pavarësisë, para atit të Pavarësisë, Ismail Bej Vlorës. I paharruar qoftë kujtimi i tij dhe i patriotëve të tjerë që ngritën lart flamurin e Skënderbeut. Lavdi përjetë Ismail Bej Vlorës !”- u shpreh Basha.
Shtatorja e Ismail Qemalit u ndërtua në rastin e jubileut të pavarësisë dy vite më parë.

Basha te familjet e Dëshmorëve
/Shqiptarja.com

VIDEO