PO si mund të ndodhte ndryshe? I kishte shkuar mendja njeriut se shqipot dinë të festojnë me dinjitet e me finesë festën e 100 vjetëve të Pavarësisë? A e kishte menduar njeri se edhe pas 100 vjetësh shqipot akoma nuk dinë se çfarë Flamuri kanë? Jooo do thonë disa miq të mij. Shqipot tashmë janë njerëz të kulturuar, pa po vishen bukur, hedhin edhe livando dhe vazhdojnë të flasin për politikën e madhe botërore. Mirëpo mesa duket akoma edhe sot në prag të 100 vjetorit i cili po festohet me deshë e qengja të therur, shqipot e kulturuar nuk dinë seçfarë flamuri kanë. Si ka mundësi do thonë disa?
Po gjithë kjo rrëmujë e madhe e qeverisë me daulle bori, me këngë patriotike e me koncerte me fjalime e hyrja byrja? Mirëpo ja I gjithë kallaji patriotik po ju del dalëngadale qeveritarëve tanë të cilët duke përftuar nga ky 100 vjetor po vrapojnë të gjithë për tu lëvduar kush e kush më shumë me patriotizmin e tyre fals. Çdo shtet normal kur festoon mëvetësinë e tij në rradhe të parë respekton Flamurin e tij, simbolin e shtetit, simbolin e përpjekjeve të atyre që e bënë këtë Shtet. Mirëpo Shteti ynë i Honxho-Bonxhove nuk di të respektojë as Flamurin Kombëtar i cili për këtë 100 vjetor po valëvitet mu në mes të Tiranës në mënyrën me të shpërfytyruar i varur në ballin e çdo institucioni zyrtar.
Shikoni Kryetaren tonë të Parlamentit. Pasi vuri një çarçaf të madh në zyrat e Kuvendit me firmat e Baballarëve të Kombit që firmosën mëvetësinë e Shqipërisë, mbi kokën e tyre ju kanë vënë një Flamur që vetëm Flamur Kombëtar nuk është. Flamurin e Kryetares me një zog të zi që vetëm shqiponjë nuk është mund ta krahasosh me një Kuçedër të përallave dhe jo me simbolin e shqiptarëve. Mirëpo Kryetarja as nuk e vret mendjen fare duke valëvitur Flamurin me kuçedrën mu në mes të Bulevardit duke u tallur me shqiptarët mu në këtë prag të festës së mëvetësisë. Jo më shumë se 200 metra më tutje qëndron në zyrën e vet Presidenti i Republikës. Presidenti ynë, garantuesi i Kushtetutës mesa duket nuk di se cilin Flamur ka Republika që ai tashmë drejton. Ceremonia e betimit të tij nga fotot që ka botuar Presidenca
në faqen e saj zyrtare tregon qartë se Z.Nishani është betuar mbi Flamurin e kuçedrës dhe jo me Flamurin Kombëtar. Po është pak i sëmure do thotë dikush dhe nuk mund të kontrollojë gjithçka. Ashtu është, por Presidenti ka edhe staf, ka edhe shef protokolli. Po mirë more zoti Presiden po ti ke qenë edhe Skënderbegas, ke qenë edhe pello. Po sa mëngjese ke qenë në rresht duke ngritur Flamurin përpara se të pije çajin me klor të mëngjesit? Mire zonja e Kuvendit nuk e di se çfare Flamuri ka Shqipëria po ti ke qenë edhe ushtarak? I je betuar atij Flamuri. Si ka mundësi që ta poshtërosh Flamurin në këtë mënyrë? Si ka
mundësi që të kanë vënë të betohesh me Flamurin e kuçedrës? Imagjinoni Presidentin e Italisë, Greqisë apo Turqisë që të betohen me Flamur fals?
Kurrë, po Presidenti ynë? Me sa duket e ka marre lumi Presidencën e zotit Nishani. Mirëpo mu përballe zyrave të Kuvendit ku Flamuri me Kuçedrën valviten për qejfin e vet janë zyrat e Kryeministrit. Kryeministri helbete patriot i madh. Kudo që shkon dhe këdo qe takon ju flet për Flamurin. E merr Flamurin me vete e vendos në çdo tavolinë televizori. Nuk la njeri në Kosovë pa ju betuar për Flamurin. Flet për Flamurin, betohet për Flamurin, qan për Flamurin. Flamurin ja kanë lënë amanet të parët nga Tropoja. Dhe ja ku është mund ta shikojnë të gjithe foton e Kryeministrit me Flamurin e Kuçedrës mu në zyrën e vet. Të rrofte patriotizmi zoti Sali se do hysh në histori që edhe Flamurin Kombetar e shpërfytyrove këtë 100-vjetor. Dhe marrëzia e shqipove që drejtojnë këtë shtet nuk ka të sosur. Me Flamurin e Kuçedrës del edhe Ministria e Integrimit në konferenca shtypi. Nuk kam ç’ti them ministres bukuroshe se ajo aq di, kur me atë Flamur del Saliu I dashur ç’të bëj ajo e shkreta? Problemi është se edhe mund të çmenden disa ministra por kur çmendet një shteti i tërë kjo është një çështje shumë e madhe. Ministria jonë e Kulturës e cila duhet të na japë të gjithëve kulturë është çmendur edhe ajo. Me paratë e taksapaguesve Ministria e Kulturës ka shpërndarë nje spot televiziv ku i këndohet Flamurit tonë dhe në këtë spot del Flamuri i Kuçedrës.
Po mirë more zoti Bumvci je edhe minister i Kulturës. Si ka mundësi që nuk njeh Flamurin tonë Kombëtar? Mirë që paraardhësi juaj nuk dinte se ku ishte varrosur Babai i Kombit Ismail Qemal Vlora, po Ju si ka mundësi që nuk dini se cili është Flamuri ynë Kombëtar? Mirë kryetari jonë i Bashkisë i pati mendtë dhe natën i hoqi Flamurët me kuçedrën, po ti si lejon spotin televiziv për Flamurin tone të transmetohet çdo orë në media? Mirë Flamurin tonë Kombëtar nuk e di se cili është po ministritë a e di se janë Monument Kulture? E pra këto Monumente Kulture të cilat duhet të ruhen prej teje si rojtari ligjor i Trashgimisë Kombëtare janë shpuar dhe dëmtuar me matrapik për të ngulur banderolat e festimeve. Do thonë disa, e euu kush e pyet ministrin Bumçi? Nëse nuk është e vërtetë Aldo të lutem dil
e flit publikisht dhe thuaj shqiptarëve se zëri yt dëgjohet për punë të kulturës. Jo për gjë po se nuk të merr njeri seriozisht.
E si për ta mbyllur këtë shkrim për Honxho-Bonxhot e pavarësisë nuk mund të mos them dy fjalë për farsën që u bëme eshtrat e ish-Mbretit Zog. Besoj se të gjithë e panë se me çfare Flamuri Kombëtar e mbuluan Zogun e shkretë. Zogu i cili për hir të së vërtetës ishte shumë I vëmendshëm për çdo detaj të fasadës së Mbreterisë së Tij do të jetë rrotulluar në varr kur ka parë se me çfarë Flamuri e mbuluan Honxho-Bonxhot. Turpi i tyre se të pakten Zogu sa ishte në pushtet nuk e përdhosi Flamurin si këta Honxho- Bonxhot e Sal Berishës. Dhe e fundit fare. O Kreshnik që na mbron Flamurin, që na mbron trojet dhe kufinjtë ujorë. Të lutem shumë kur del me Flamurin Kombëtar në sfond mësoje mirë se Flamuri zyrtar ka 9 pëndë dhe jo 8. Jo për gjë po se do thonë që mbrojtësi ynë i Flamurit nuk e di se cilin Flamur
duhet të mbrojë.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com