KRUJE - Pasi iu bashkua kremtimeve të qeverisë në qytetin e Vlorës, presidenti i Republikës Bujar Nishani vijoi festimet në qytetin e Krujës, zonë e cila ka dhënë kontribut të rëndësishëm në lëvizjet patriotike deri në çlirimin e vendit.
Ai ishte i pranishëm në një konferencë të organizuar nga historianë dhe intelektualë nga mbarë vendit, e cila kishte në fokus zhvillimet historike deri në shpalljen e Pavarësisë.
Nishani gjatë fjalës tij vlerësoi kontributin e të gjithë atyre individëve që sakrifikuan jetën në emër të flamurit, teksa kishte një apel për bashkëpunim për klasën politike, ku nder të tjera theksoi se nuk duhet vënë pushteti mbi shtetin, siç ndodhi pas marrëveshjes së Mukjes.
“Marrëveshja e Mukjes ishte një shembull i qartë i bashkëpunimit në emër të lirisë së vendit dhe ardhmërisë. Por dua të theksoj se prishja e asaj marrëveshjeje tregoi pasojat e asaj çka ndodh kur pushteti vendoset mbi shtetin. Po ashtu prishja e asaj marrëveshje na kujton sesa shumë kemi rrezikuar kur pushteti ngrihet mbi shtetin”, tha Nishani.
Ndërkohë në këtë konferencë referuan historianë të njohur lidhur me ngjarjet që çuan në shpalljen e pavarësisë së vendit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO