Pavarësia, shqiptarët
shtyjnë udhëtimet

Pavarësia, shqiptarët <br />shtyjnë udhëtimet
Paketat per festat e Nentorit kete vit nuk kane larmine e viteve te meparshme.Vitin e kaluar ofruam paketa per shume destinacione duke filluar nga Dubai, Egjipti dhe disa destinacione te Europes. Kete vit nisur nga festimet qe parashikohen të jenë në Shqipëri, ofertat jane me te limituara si ne destinacione edhe ne buxhet." Fjalët janë të njërës prej menaxheres së Global Travel, Ornela Zholaj e cila përgjigjet interesit të Fundjavës për paketat e nëntorit që u ofrohen turistëve shqiptarë.

 Pohimin e saj do ta gjejmë pak a shumë edhe nga agjenci të tjera, duke provuar kështu faktin se shqiptarët që do të udhëtojnë jashtë vendit për 28 nëntor do të jenë më të paktë se vitet e tjera edhe pse duke menduar se jemi një treg i momentit të fundit dhe shifrat mund të ndryshojnë. Por kjo nuk ka cuar në uljen e cmimeve të paketave. Ka ndikuar vetëm në afrimin e destinacioneve, udhëtimeve sa më pranë shtëpisë dhe natyrisht me një kosto më të ulët. Kështu pavarësia në njëfarë mënyre nuk i vjen shumë për shtat agjencive turistike apo turistëve që kanë dëshirë të udhëtojnë në këtë muaj. Gjithsesi nuk janë krejt pafat. Sepse kalendari ofron ditë të tjera pushimesh pas festës.

Udhëtimet pas datës 28 nëntor
Në agjencinë "Savatours" shitja e paketave për festat e Nëntorit ka qenë thuajse e njëjtë me një vit më parë. Në fillim të javës të paktën 80 për qind e paketave ishin shitur ndërsa vetëm pak vende bosh kishin mbetur për në Abu Dabi. Paketat ofrojnë nisje nga data 27 nëntor me përjashtim të udhëtimit në Paris që fillon pas datës 29 nëntor. Edhe destinacioni i ri Vjenë -Pragë duket se ka qenë i kërkuar për të kaluar festat e nëntorit janë vendit.

 Ata që kan ë vendosur të udhëtojnë gjatë ditëve festive, duke shfrytëzuar pushimet zyrtare. Mes udhëtimeve që ofron kjo agjenci është edhe Romë Firence, Vjenë-Budapest dhe Dubrovnik -Mostar.Ndryshe nga "Savatours" pothuaje të gjitha agjencitë e pyetura nga Fundjava i kanë spostuar udhëtimet e tyre pas festës së Pavarësisë duke parashikuar sipas tyre një mosinteresim të klientëve. Në agjencinë turistike "ATHS", drejtori i saj Besnik Vathi shpjegon "pothuajse të gjitha paketat i kemi bërë pas datës 28 nëntor, pra fillojnë më 29 nëntor. Kombinimi i pushimeve lejon që të bëhen pushime edhe pas dates 28" z. Vathi shpjegon se nëse festa e Pavarësisë do të kishte rënë ditën e shtunë ateherë paketa do të ishte rrezikuar pasi numriiI atyre që duan të festojnë Pavarësinë jashtë është tepër i parpërfillshëm në krahasim me ata që duan të qëndrojnë brenda vendit.

Madje "Jemi treguar te kujdesshëm dhe nuk themi festat e nëntorit por Vjeshta…" shepjgon z. Vathi. Nga agjencia e tij janë vetëm dy autobusë me udhëtarë që kanë dëshirë të udhëtojnë jashtë vendit edhe pse festa bëhet në Vlorë dhe në TiranëPër "Cosmos Tours" administratori i saj Blenard Gila tregon se i kanë shtyrë paketet e nëntorit pas festës së Pavarësisë dhe në këtë mënyrë ia kanë dalë mbanë të mbajnë të njëjtën konsum paketash turistike si dhe një vit më parë. Sigurisht që këtu ndihma kryesore vjen nga kalendari që menjëherë pas festave vijon me fundjavën. Kështu udhëtimet kanë dritën jeshile pas datës 28 nëntor ndërsa destinacioni më I preferuar mes klientëve të tyre është udhëtimi Vjenë- Budapest.Edhe "MTI Travel" ruan të njëjtën klientelë si një vit më parë , duke mbajtur në preferencat e saj paketa me udhëtime të afërta në Ballkan e deri në Europë. Por në fakt vetëm dy prej paketave të saj startojnë më 28 nëntro, ajo për në Barcelonë dhe një udhëtim për në Selanik dhe Janinë. Maqedonia, Mali i Zi dhe Selaniku kanë kërkesat më të mëdha e në grupe edhe në "Global Travel". Destinacionet europiane në po këtë agjenci kanë një numër më të vogël preferencash dhe janë të bazuara në udhëtime individuale. Sërish edhe këtu pohojnë se destinacionet më të kërkuara janë ato të zonave më të aferta ku edhe cmimi eshte me ekonomik, edhe udhëtimi është me makine.

Pavarësia përtej kufirit
"Concord travel" dhe "Global travel" janë dy agjencitë që ofrojnë një mundësi feste pavarësie jashtë vendit ,duke gërshetuar festën dhe udhëtimin turistik. Paketa prej 49 eurosh pa përfshirë transportin duket se ka qenë nga më të preferurat ndër ata që kanë dashur të kenë me vete festën teksa udhëtojnë jashtë vendit. "Hotel Maestral si nje nga Hotelet me te preferuara nga nje pjese e madhe Shqiptaresh kete vit do ti pershtatet festave tona, duke ju kushtuar totalisht festes se pavarsise. Flamuj shqiptare dhe nje nate gala 100 % shqiptare do te jete naten e 28 Nentorit ne kete hotel." thotë Ornela Zholaj e global travel. Në fakt nisma vjen nga "Concord Travel" e cila prej vitesh organizon një ditë shqiptare në këtë hotel "Me rastin e festave, hoteli vihet totalisht ne dispozicion te turisteve nga Shqiperia, pra hoteli flet vetem shqip ne ate date te shenuar. Organizimi eshte i percaktuar ne detajet me te vogla, duke filluar nga vendosja e flamujve, muzika shqip do te shoqeroje gjate gjithe kohes klientet qe kane zgjedhur te festojne ndryshe. Kengetare te njohur kane performuar ne kete hotel per Festat e Nentorit si, familja Qerimi, Shqipe Zani, Pirro Cako, Vedat Ademi, Sajmir Cili," thotë menaxheri Xhulian Xhumari. Në këtë përvjetor pavarësie, do të jetë këngëtari Redon Makashi i ftuari kryesor i mbrëmjes festive.

(Shkrimi u publikua ne suplementin FUNDJAVA, 23 nentor 2012, të gazetës Shqiptarja.com)

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi përplaset me Metën: S’ka nepotizëm në parti politike! Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

Kryemadhi përplaset me Metën: S’ka nepotizëm në parti politike! Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi